Bota
Gjermania kërkon ushtarë dhe spiunë
Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë për t'u kujdesur për të moshuarit
Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhvillohet në Këln.
Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends – Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret të Gjermanisë, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.
Bundeswehri në kërkim të ushtarëve
Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”
Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqës është, thotë Marco Mann.
Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.
Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.
Ministri i Jashtëm në kërkim të infermiereve në Indonezi
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.
Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, Wadephul vizitoi, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë, Budi Gunadi Sadikin, një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.
Megjithatë, përkundër interesit për fuqi punëtore, aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1.000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












