Bota
Aksidenti tragjik në Afganistan, më shumë se 70 të vdekur
Ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit
Të paktën 71 persona kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë rrugor në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një autobus që transportonte migrantë të dëbuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu automjetin.
Sipas zëdhënësit të qeverisë provinciale, Ahmadullah Mutaki, përplasja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të rrugës që lidh Heratin me Kabulin, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Autobusi, i mbushur me migrantë të rikthyer në vend, ka devijuar nga rruga kryesore për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e shoferit. Ai është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas zjarr të fuqishëm.
Autoritetet konfirmojnë se 71 persona kanë humbur jetën në vend, përfshirë 17 fëmijë. Disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës. Shumica e viktimave ishin persona që po ktheheshin në Kabul pas dëbimit nga vendet fqinje.
Policia lokale ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke thënë se “shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e drejtuesit të autobusit ishin shkaqet kryesore të aksidentit”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të rënda, autobusi i djegur thuajse plotësisht, trupat e pajetë të viktimave dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe për të shpëtuar ata që mund të kenë mbijetuar.
Ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit. Infrastrukturat rrugore të amortizuara, mungesa e kontrollit të mjeteve të transportit dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit janë faktorë që vazhdojnë të kontribuojnë në numrin e lartë të aksidenteve në këtë vend.
Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie në Herat dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













