Lajme
Aargau ndalon telefonat celularë deri në klasën e nëntë
Që nga 11 gushti 2025, telefonat celularë janë të ndaluar për nxënësit deri në klasën e nëntë në të gjitha shkollat e kantonit Aargau. Ndalimi vlen gjatë orëve të mësimit, pushimeve, në ambientet e shkollës dhe gjatë aktiviteteve shkollore, duke e bërë Aargau kantonin e parë në Zvicrën gjermanishtfolëse që zbaton një masë të tillë, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Sipas udhëzimeve të prezantuara në maj nga Drejtoresha e Arsimit, Martina Bircher (SVP), qëllimi është unifikimi i rregullave për të gjitha shkollat dhe nxitja e ndërveprimit shoqëror mes nxënësve. “Fëmijët duhet të luajnë, të diskutojnë dhe të ndërveprojnë, sidomos gjatë pushimeve, e jo të jenë në telefonat e tyre,” deklaroi Bircher. Departamenti i Arsimit po mbështet zbatimin e ndalimit dhe po ofron materiale parandaluese.
Reagimet në shkolla janë të përziera. Në Shkollën e Distriktit Rohrdorferberg AG, me rreth 400 nxënës, disa e përshëndesin ndalimin si një mënyrë për të shmangur shpërqendrimin, ndërsa të tjerë ankohen se kjo pengon komunikimin në raste urgjente. Drejtori Adrian Rüegger mbështet masën, por thekson se ajo duhet të shoqërohet me edukim mbi përdorimin e mediave dhe rrjeteve sociale.
Ndalimi ka sjellë edhe pasoja praktike: nxënësit e vitit të fundit në Seetaler Kreisschule Seengen AG duhet të paguajnë sërish me para në dorë në kioskat e shkollës, pasi pagesat me Twint nuk lejohen më.
Shkollat fillore kanë liri të vendosin mënyrën e zbatimit të ndalimit nga mbajtja e telefonave në xhep deri te konfiskimi i tyre. Në Rohrdorferberg, gjatë javës së parë zbatohet vetëm paralajmërimi, ndërsa nga java e dytë, pajisjet konfiskohen për kohëzgjatjen e orës së mësimit në rast shkeljeje. Masa pritet të mbetet në fuqi të paktën deri në pushimet e vjeshtës dhe prek rreth 84 mijë nxënës të kantonit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












