Shqipëria
Bumi turistik në Shqipëri, rritje vizitorësh, por sfida mbeten
Turizmi në Shqipëri po vazhdon të zërë vend qendror në diskutimet publike, mes përmirësimeve të dukshme dhe shqetësimeve sezonale, shkruan REL, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i vizitorëve të huaj është shtuar gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me vitet e mëparshme. Megjithatë, kjo rritje nuk i afrohet ritmeve pozitive që ishin shënuar më parë.
Rreth 95% e këtyre ardhjeve vijnë nga Evropa, me Kosovën që vazhdon të mbetet burimi kryesor i turistëve për Shqipërinë. Në terma financiarë, turistët e huaj shpenzuan rreth 5 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, duke arritur një shpenzim mesatar prej 427 eurosh për vizitor. Kjo shifër mbetet më e ulët se ajo e Greqisë dhe Turqisë.
Megjithatë, perspektiva mbetet optimiste. Këshilli Botëror për Udhëtimet dhe Turizmin (WTTC) parashikon rritje të shpenzimeve turistike këtë vit, duke arritur në 7,3 miliardë euro, ose rreth 26,4% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Po ashtu, pritet që deri në vitin 2034, sektori i turizmit të punësojë rreth 314 mijë persona, nga 20% e fuqisë punëtore që përbën aktualisht.
Sa u përket destinacioneve të preferuara, plazhet e Jugut me ujë të kristaltë dhe peizazhe me gurë janë destinacioni kryesor i vizitorëve. Ndërkohë, për zonat malore të Veriut si Thethi dhe Valbona, vijon të shënohet një fluks i rëndësishëm turistësh. Po ashtu, muzeumet dhe parqet kombëtare kanë tërhequr qindra mijëra vizitorë gjatë vitit 2024.
Rreth 90% e turistëve vizitojnë Shqipërinë për pushime ose për të takuar të afërm, por kohët e fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i vizitorëve kalimtarë ata që hyjnë në vend vetëm për të ecur drejt destinacioneve të tjera, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













