Lajme
Zvicra mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty –Lang i tha ministrit të Kulturës, Kujtim Shala se do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në UNESCO
Autoritetet e Kosovës kanë marrë të mërkurën mbështetjen e diplomacisë zvicerane për anëtarësim në UNESCO. Ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty –Lang i tha ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala se do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.
Këto komente dolën pas një takimi qp zhvilluan zëvendëskryeministrit, njëherësh, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ambasadorja Krystyna Marty –Lang. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Shala falënderoi ambasadoren helvetike për ndihmën e vazhdueshme dhe të gjithanshme që ka dhënë Zvicra për Kosovën, dhe po ashtu shprehu gatishmërinë e tij dhe të MKRS-së për të bashkëpunuar ngushtë më Zvicrën në fusha të ndryshme me interes për dyja palët.
Ambasadorja zvicerane, Krystyna Marty, shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos në çështjet e integrimit të komuniteteve, trashëgiminë kulturore dhe përmirësimin e jetës kulturore në vend.
Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadores Marty-Lang, u bisedua edhe për përpjekjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ambasadorja zvicerane tha se shteti i saj do ta mbështes Kosovën në këtë procesin e anëtarësimit në UNESCO.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










