Kosova
Protestë në Mitrovicën e Veriut gjatë përgatitjeve për një festival, ofendohet kryetari
Një grup qytetarësh serbë protestuan të premten në qendër të Mitrovicës së Veriut gjatë përgatitjeve për hapjen e festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, duke brohoritur, fishkëllyer dhe ofenduar zyrtarët vendorë, transmeton albinfo.ch.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi serb “Alternativna”, protesta nisi në momentin kur në shesh mbërriti kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Grupi protestues ndodhej në një nga kafenetë përballë skenës së ngritur për festival dhe reagoi me zë të lartë ndaj pranisë së organizatorëve dhe përfaqësuesve institucionalë.
Ky është edicioni i tretë i festivalit jazz, i cili më herët është zhvilluar vetëm në Mitrovicën e Jugut. Këtë vit, për herë të parë një nga netët e festivalit po mbahet në Mitrovicën e Veriut, ndërsa dy të tjerat do të mbahen në jug të qytetit, nga 8 deri më 10 gusht, sipas “Radio Mitrovica e Veriut”.
Tensionet u rritën pas thirrjes së mëhershme të Listës Serbe, e cila u kishte kërkuar bizneseve në qendër të qytetit që të mos marrin pjesë në këtë aktivitet. Në një deklaratë publike, kjo parti tha se organizimi i festivalit përfaqësonte “një formë presioni dhe përpjekje për të frikësuar komunitetin serb”.
“Kjo është formë presioni dhe përpjekje për të frikësuar, me synim mbytjen e jetës kulturore të komunitetit serb në Kosovë,” thuhet në reagimin e Listës Serbe, që paralajmëroi se do t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar lidhur me këtë çështje, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













