Lajme
Dorëzohet iniciativë kundër përdorimit të gjuhës gjinore në shkolla
Partia Popullore Zvicerane (SVP) në kantonin e Basel-Landschaft ka dorëzuar një iniciativë popullore që synon ndalimin e përdorimit të simboleve gjinore në shkollat fillore të kantonit. Iniciativa mban titullin “Jo gjuhës gjinore në shkollat fillore të Basel-Landschaft” dhe kërkon që në mjediset shkollore të përdoret një gjuhë “e qartë, e kuptueshme dhe e lexueshme”, pa simbole të tilla si ylli gjinor (Gendersternchen).
Organizatorët: Nisma synon mbrojtjen e fëmijëve
Sipas Sarah Regez, politikane e SVP-së dhe kryetare e komitetit të iniciativës, janë mbledhur gjithsej 1,705 firma më shumë se minimumi prej 1,500 firmash të nevojshme për një iniciativë kantonale.
Regez, anëtare e kryesisë së të Rinjve të SVP-së në nivel kombëtar, deklaroi për Radio SRF: “Ne refuzojmë presionin gjuhësor veçanërisht në mjedisin shkollor.”
Sipas saj, përdorimi i gjuhës gjinore u krijon nxënësve presion për t’u shprehur në mënyra të caktuara për të shmangur keqkuptimet apo akuzat për diskriminim.
Fushata që shoqëroi nisjen e kësaj iniciative në tetor 2023 u kritikua ashpër për shkak të imazhit të saj – një ilustrim i quajtur “Përbindëshi gjinor”, i cili, sipas organizatorëve, përfaqësonte “ideologjinë gjinore”.
Por ekspertë të ekstremizmit dhe historianë të Universitetit të Bazelit e cilësuan këtë imazh si problematik, duke e krahasuar me propagandën vizuale të nacional-socialistëve në Gjermani gjatë viteve 1930.
Sarah Regez mohoi akuzat, duke deklaruar se posterët nuk ishin të bazuar në imazhe antisemite, por u frymëzuan nga debati për byzylykët në Kupën e Botës në Katar.
Iniciativa ka hasur në rezistencë nga pjesë të shoqërisë dhe politikës. Deputeti kantonal i SP-së dhe mësuesi Jan Kirchmayr u shpreh:
“SVP, që zakonisht është kundër ndalimeve, tani po kërkon të instalojë një polici gjuhësore – kjo është tërësisht e shkëputur nga realiteti.”
Aktualisht, në shkollat e Basel-Landschaft nuk ka udhëzime të unifikuara mbi përdorimin e gjuhës.
Përvoja nga qyteti i Cyrihut
Një iniciativë e ngjashme në qytetin e Cyrihut, e titulluar “Lamtumirë yllit gjinor”, u hodh poshtë nga votuesit në nëntor 2024 me 57% vota kundër. Kjo iniciativë synonte të ndalonte përdorimin e yllit gjinor dhe termave neutralë si “mësuesit/mësueset” (Lehrpersonen) në administratën publike.
Pavarësisht fushatës, qeveria komunale e Cyrihut theksoi se rregullorja ekzistuese për gjuhën neutrale kishte funksionuar mirë që prej vitit 2022.
Hapat e mëtejshëm
Pas dorëzimit të firmave, Kancelaria e Shtetit do të verifikojë vlefshmërinë e tyre. Nëse gjithçka është në rregull, iniciativa do të kalojë për shqyrtim në parlamentin kantonal.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












