Lajme
Pavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër

Në një dyqan në Basel, çdo ditë adoleshentët përpiqen të blejnë produkte me nikotinë përmes gojës.
Snusi përdoret gjithashtu edhe në ambientet shkollore.
Ekspertët theksojnë se të rinjtë po shmangin ndalimin duke blerë online ose përmes miqve më të rritur.
Studimet paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore si varësia, problemet dentare dhe rritja e rrezikut për kancer, transmeton albinfo.ch.
Rritje e frikshme, pavarësisht ligjit
Ligji që ndalon shitjen e snusit për të mitur hyri në fuqi në tetor 2024, por duket se ai nuk ka ndikuar shumë. Në oborret e shkollave zvicerane, produktet me nikotinë janë më të kërkuara se kurrë.
“Çdo ditë, disa të mitur përpiqen të blejnë snus tek unë kërkesa është jashtëzakonisht e lartë,” tregon D.*, 30 vjeç, pronar i një dyqani në Basel.
Ai thotë se ka parë edhe fëmijë 13 dhe 14 vjeç që përpiqen të blejnë produkte të tilla. “Më i vogli ishte 11 vjeç. Kishte fotografuar kartën e identitetit dhe kishte ndryshuar datën e lindjes në telefon por mashtrimi u zbulua kur zmaduam foton,” shpjegon ai.
“10% e nxënësve përdorin snus”
Në një intervistë për 20 Minuten, Leona dhe Tamara, të dyja 16 vjeç nga Appenzell, thanë se përdorimi i snusit është i zakonshëm në shkollën e tyre.
“Do të thosha se rreth 10% e nxënësve përdorin snus,” – tha Leona.
“Ne nuk dinim që ishte i ndaluar,” – shtoi Tamara.
Dennis, 15 vjeç, është më kritik:
“Është shumë e dëmshme, sidomos për të rinjtë. Unë nuk do ta provoja kurrë.”
Rritje e madhe e tregut të snusit
Sipas analizës më të fundit nga Grand View Research, tregu i produkteve orale me nikotinë në Zvicër arrin në rreth 54 milionë franga zvicerane (67 milionë dollarë). Parashikohet që nga viti 2025 deri në 2030 të ketë rritje vjetore prej 9.7%.
Pjesërisht, kjo rritje i atribuohet të rinjve. Një studim nga Lungenliga Aargau tregon se përqindja e të rinjve që konsumojnë snus u rrit nga 3% në 8% mes viteve 2021 dhe 2023.
Pse ligji nuk po funksionon?
Sipas Monique Portner-Helfer, zëdhënëse e organizatës Sucht Schweiz, të rinjtë vazhdojnë ta sigurojnë snusin përmes porosive online ose miqve të rritur.
Wolfgang Kweitel nga Tabakprävention Schweiz kritikon se:
Nuk ka kontrolle apo ndëshkime të reja pas futjes së ligjit.
Për shitjet online nuk ka fare kontroll.
Mungon vullneti politik për të përmirësuar situatën.-
A janë të dëmshme snusi dhe paketat?
Prodhuesit shpesh i reklamojnë si alternativa “të padëmshme” ndaj cigareve, por sipas ekspertëve, kjo është mashtruese.
Efektet anësore tipike përfshijnë:
Nervozizëm, probleme me përqendrimin, rrahje të shpejta të zemrës
Pagjumësi, probleme me tretjen, humbje peshe
Tërheqje e mishit të dhëmbëve, irritim i mukozës
Studimet tregojnë gjithashtu rrezik për:
Kancer në gojë dhe pankreas
Sëmundje kardiovaskulare
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026