Lajme
Nga thellësitë e liqenit në pjatë, peshku që po fiton popullaritet në Zvicër

Mustakari po shfaqet gjithnjë e më shpesh në pjatat zvicerane. Ky peshk gjigant, dikur i anashkaluar dhe i nënvlerësuar, por i bollshëm në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës, po tërheq vëmendjen e peshkatarëve, restoranteve dhe klientëve kuriozë.
Edhe pse nuk është nga peshqit më të bukur për t’u parë, mustakari – grabitqari më i madh dhe më i fuqishëm në ujtëra të ëmbla zvicerane është shumë i shijshëm në pjatë. Prej disa vitesh, Pierre-Alain Chevalley, një peshkatar në liqenin e Neuchâtel, është fokusuar tek ky peshk si alternativë për humbjen graduale të specieve të tjera.
“Është një peshk tek i cili mund të mbështetemi gjatë verës, ndryshe nga e kaluara kur mbështeteshim te balta (lota). Sot, me mungesën ekstreme të baltës, nuk mund të jetojmë prej saj,” u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Gjithnjë e më shumë kuzhinierë po e përfshijnë këtë mish të panjohur për publikun e gjerë në menutë e tyre. Në brigjet e liqenit të Gjenevës, në Bursinel, mustakari është pjesë e menusë prej disa javësh, përkrah filetove tradicionale.
“Do të thosha se është një mish i ngjashëm me të stërvitkut (shtukës), por me një shije më të butë dhe më të rafinuar,” shpjegon Pierre Puget, pronar i një restorani.
Ky grabitqar ujor po fiton gjithnjë e më shumë terren, nga liqenet, në tarracat e restoranteve, e së shpejti ndoshta edhe në raftet e supermarketeve.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë