Zhvillim
Bizneset e diasporës me ndihma të reja për Kosovën
Në takimin u bisedua për projektin e punësimit të punëtorëve nga Kosova në Gjermani, projekt që u miratua në kongresin e Unionit që u mbajt në muajin prill në Köln
Me qëllim koordinimin e punëve në realizimin projekteve të planifikuara por edhe për të biseduar për projektet e reja, Kryesia e Unionit të bizneseve kosovaro-gjermane mbajti sot në Essen takimin e radhës.Takimin i cili kishte një agjendë të ngjeshur pune, e hapi kryetari i Unionit, Ejup Berisha i cili foli për rëndësinë e ndihmës nga bizneset shqiptare për Kosovën si dhe për rolin dhe detyrat që Unioni i bizneseve kosovaro-gjermane ka në këtë drejtim.
Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryetari i nderit i Unionit, Murat Jashari, së pari u bisedua për projektin e punësimit të punëtorëve nga Kosova në Gjermani. Ky projekt i rëndësishëm cili u miratua në kongresin e Unionit që u mbajt në muajin prill në Köln, është mirëpritur në Kosovë. Për realizim sa më të shpejtë të tij, kryesia e Unionit formoi grupin punues që do të përbëhet nga anëtarët z.Zenun Krasniqi dhe z.Ejup Xhemajli.
Si formë tjetër për të ndihmuar Kosovën, Unioni ka zgjedhur mbështetjen në themelimin e bizneseve private. 15 biznese do të hapen në bashkëpunim me shoqatën “Gratë në biznes” sidomos në rajonet e goditura rëndë nga lufta siç është shembulli i fshatit Krushë e Madhe i cili do të ketë mbështetjen nga bizneset shqiptare në Gjermani. Unioni formoi grupin punues që përbëhet nga z.Gani Nuha dhe z.Ilir Balija të cilët do të punojnë në realizimin e kësaj iniciative.
Në fokus të punës së Unionit është edhe fondi zhvillimor i UNDP-së i cile veç është themeluar në Luksemburg. Në mbledhje u vendos që Unioni të marr një rol udhëheqës në mbushjen e këtij fondi zhvillimor nga i cili pritet të bëhen investimë në Kosovë.
Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë në mjekësinë kosovare dhe pamundësinë që pacientët të shërohen jashtë vendit, Unioni i bizneseve ka vendosur të ndihmoj edhe në këtë drejtim. Me iniciativën e z. Besim Rexhepajt i cili edhe do të udhëheq grupin punues, 10 pacientëve nga Kosova do tu ofrohet shërimi falas në qendrën mjekësore “Lukas Krankenhaus” në Bünde.
Mund të vlerësohet si i suksesshëm takimi, nikoqir i të cilit ishte kompania “Kelmendi GmbH”. Dinamika e punës së Unionit të bizneseve është për çdo lëvdatë. Në muajt e fundit Unioni inicoi disa projekte të rëndësishme realizimi i të cilave kërkon punë të madhe. Këtë punë janë momentalisht duke e ofruar shumë anëtarë te Unionit të cilët krahas obligimeve në bizneset e tyre, nuk kursejnë kohë dhe mjete në realizimin këtyre projekteve duke dëshmuar edhe një herë se diaspora është një krah i fortë ndihme për Kosovën.
E-Diaspora
-
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare Mijëra shqiptarë nga mbarë bota rikthehen çdo verë në Prishtinë për festivalin, i cili përveç muzikës... -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë













