albinfo.ch
Uncategorized
Shkodran Mustafi, në videoklipin e Ardian Bujupit
Shkodran Mustafi ka shoqëri prej kohësh me Ardian Bujupin. Ata shpeshherë janë parë në takime të ndryshme. Megjithatë, ata së bashku do të paraqiten edhe në këngën e re “Ewig” të Ardian Bujupit.
Shkodrani, kampioni i kupës së botës me Gjermaninë, ka thënë se këtë veprim e ka bërë për ta mbështetur menaxherin e Ardianit, Sergej Rezvanov, i cili po vuan nga leukemia.
“Kur Sergej me dëshirë më është afruar mua që të jam pjesë e kësaj video, e kam pranuar menjëherë. E kam vërejtur se për atë kjo ishte një ëndërr dhe kjo video do të jetë një motivim në luftën me sëmundjen e tij”, ka thënë Mustafi për “bild.de”, njofton albinfo.ch.
Shkodran Mustafi është i lindur në Bad Hersfeld të Gjermanisë, e me prejardhje nga Gostivari. Ai së bashku më përfaqësuesen gjermane arriti të shpallej kampion bote në vitin 2014. Që nga ky vit është në kontratë me ekipin spanjoll Valencia, ku paraqitjet e tij si mbrojtës në fushë janë vlerësuar me nota të larta.
Ndërkohë Ardian Bujupi u bë i njohur në talent shown “DSDS”, i cili në vitin 2011 arriti të zërë vendin e tretë. Pas këtij talent show, Ardiani ka bërë shumë këngë dhe videoklipe qoftë për tregun shqiptar, ashtu edhe atë gjermanofolës. Kënga më e re e tij “Ewig” do të lansohet më 12 qershor
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese













