Kosova
Grenell kritikon Hagën dhe shpreh përkrahje për Thaçin
Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj vazhdimit të paraburgimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar si të pajustifikuar dhe të turpshëm, raporton albinfo.ch.
Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Grenell ka kritikuar ashpër drejtësinë ndërkombëtare, duke e cilësuar Gjykatën Speciale në Hagë si një institucion të “prishur” dhe të paaftë për të vepruar drejt.
“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”, ka shkruar Grenell.
Këshilltari i lartë i presidentit Trump ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi në periudhën kur SHBA-ja ndërmjetësonte drejtpërdrejt bisedimet.
Hashim Thaçi, bashkë me ish-krerët tjerë të UÇK-së – Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata përballen me akuza për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, pothuajse tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










