Lajme
Miliona franga nga kamerat e shpejtësisë në Zvicër, siguri apo burim të ardhurash?
Kamerat e shpejtësisë në Zvicër janë kthyer në burim të ardhurash miliona frangash për kantonet dhe qytetet, duke nxitur debat mes nevojës për siguri rrugore dhe dyshimeve për motivime financiare. Vetëm në vitin 2023, qyteti i Cyrihut arkëtoi rreth 39.5 milionë franga nga gjobat për shkelje të shpejtësisë, ndërsa në total, për vitin 2024, të ardhurat nga shkeljet rregullative parashikohet të arrijnë në rreth 61 milionë franga, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Policia e kantonit Graubünden thekson se vendndodhjet e kamerave përcaktohen për të rritur sigurinë, duke krijuar pritshmëri se kontrolli mund të ndodhë në çdo kohë. Por shumë shoferë e shohin ndryshe – ata i konsiderojnë këto masa si mënyrë për të mbushur buxhetet komunale dhe kantonale.
Lucerna është një tjetër shembull i “suksesit financiar”: me 36 kamera të vendosura, ky kanton ka mbledhur mbi 20 milionë franga vetëm nga gjobat për tejkalim shpejtësie. Edhe kantoni i vogël Schaffhausen ka përfituar mbi 7 milionë franga, shifër që e rendit lart në krahasim me popullsinë.
Çështja është shndërruar edhe në debat politik. Në Graubünden, një propozim për të përgjysmuar të ardhurat nga gjobat në buxhetin e vitit 2025 dështoi. Ndërkohë, në Aargau është iniciuar nisma “Ndalo mashtrimet me kamerat e shpejtësisë”, që kërkon më pak kontrolle të fshehura dhe më shumë fokus te siguria e vërtetë rrugore. Referendumi për këtë nismë pritet të mbahet në vitin 2026.
Të dhënat e Policisë së Thurgaut tregojnë se vetëm rreth një në 300 automjete kontrollohet për shkelje të shpejtësisë, por sipas autoriteteve, prania e vazhdueshme e kamerave ka pasur efekt parandalues, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











