Botë
Pse po boshatiset Mali i Zi nga pushuesit këtë verë?
Çfarë po ndodh me turizmin në Mal të Zi?
Plazhet thuajse të zbrazëta, terasat e kafeneve dhe restoranteve, dhe më shumë se 50 përqind e apartamenteve dhe dhomave të zbrazëta në akomodime private kujtojnë ditët e pandemisë, ndërsa banorët e bregdetit malazez ende presin që sezoni të fillojë më në fund, edhe pse fundi i korrikut po afrohet.
Pavarësisht numrit të ulët të mysafirëve këtë vit, çmimet nuk po bien, kohët e fundit, publiku u trondit nga lajmet për shezlongjet në Przhno, jo shumë larg Sveti Stefan, të cilat kushtojnë deri në 200 euro, ndërsa në plazhet e qytetit çmimet variojnë midis 15 dhe 120 euro.
Akomodimi privat kushton nga 40 deri në 90 euro e më shumë, varësisht nga vendndodhja dhe kapaciteti, shkruan Nova.rs.
“Në plazhet e qytetit, çmimet janë më të ulëta, duke filluar nga 15 deri në 40 euro, por sapo largohesh pak më shumë nga qendra, ku ka më shumë rehati, çmimet rriten deri në 120, 150, madje edhe 200 euro. Pak njerëz mund ta përballojnë këtë sot. Ata që drejtojnë biznese mbeten pa klientë dhe po zhyten në borxhe, dhe ata që do të vinin në det nuk po vijnë sepse nuk mund të paguajnë”, shpjegon një nga kamarierët.
“Në plazhet e qytetit, çmimet janë më të ulëta, duke filluar nga 15 deri në 40 euro, por sapo largohesh pak më shumë nga qyteti, diku ku ke më shumë rehati, çmimi është më i lartë, duke shkuar deri në 120, 150 apo edhe 200 euro. Pak njerëz mund ta përballojnë këtë sot, kështu që ata që drejtojnë biznese mbeten pa klientelë dhe në borxhe, dhe ata që do të donin të shkonin në det nuk vijnë, sepse nuk mund të paguajnë”, shpjegon ai tutje.
Gjëja më e shtrenjtë është në plazh. Për një familje me katër anëtarë, për një ditë ose më saktë, disa orë në plazh, ju nevojiten të paktën 50 euro. Plazhet janë plot me shezlongje dhe turistët detyrohen të paguajnë për të bërë plazh, megjithëse shumë do të shtronin peshqirin e tyre, gjë që nuk do t’u kushtonte asgjë.
Në vendet ku ka shezlongje, peshqirët janë të ndaluar dhe çmimet e kafesë, lëngjeve, alkoolit dhe vakteve janë deri në tre herë më të larta se në vendet më larg plazhit ose qendrës së qytetit. Edhe akullorja është dy ose tre herë më e shtrenjtë se në dyqan.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










