Lajme
Balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë rikthehet në zemër të Cyrihut – swissalbs
Një ngjarje e shumëpritur rikthehet: Balla e Ndërmarrësve Shqiptarë në Cyrih – swissalbs, ndërkohë platforma mediale albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti
Po afrohet edhe një herë një nga ngjarjet më të veçanta të komunitetit shqiptar në Zvicër. Shoqata shqiptare-zvicerane swissalbs organizon edicionin e radhës të Ballos së Ndërmarrësve Shqiptarë, një mbrëmje që tashmë është kthyer në traditë vjetore dhe simbol të bashkëpunimit, suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz të sipërmarrësve shqiptarë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Këtë vit, balloja do të mbahet më 20 shtator 2025, në zemër të Cyrihut, në adresën: Claridenstrasse 5, 8002 Zürich, Schweiz.
Përveç atmosferës solemne, prezencës së personaliteteve të njohura dhe mundësive për rrjetëzim profesional, ngjarja do të shënohet edhe me një moment të veçantë: zgjedhjen e sipërmarrësit të ri më të suksesshëm shqiptar-zviceran, një vlerësim që synon të përkrahë dhe motivojë talentin dhe përkushtimin e gjeneratës së re të ndërmarrësve me rrënjë shqiptare.
Ngjarja organizohet me përkushtim nga swissalbs, një platformë që promovon fuqizimin ekonomik, ndërlidhjen dhe suksesin e sipërmarrësve shqiptarë në Zvicër.
Sponsor medial i aktivitetit do të jetë platforma mediale albinfo.ch.
Për më shumë detaje klikoni – Këtu
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Shtator 2025
- Ora18:00
- LokacioniClaridenstrasse 5, 8002 Zürich, Schweiz
- Data e përfundimit20 Shtator 2025 - 22:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













