Futboll
Futbollistet më të mira të Zvicrës në Euro 2025, Riola Xhemaili, zëvendësuesja që shkëlqeu
Kampionati Evropian i futbollit për femra që u zhvillua këtë verë në Zvicër, përveç se solli emocione të forta dhe sukses historik për ekipin kombëtar zviceran, zbuloi edhe yjet e vërtetë të skuadrës – por gjithashtu la pas vetes edhe emra që zhgënjyen, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Kapitenia Lia Wälti u shndërrua në simbol të sakrificës dhe udhëheqjes, duke luajtur në çdo ndeshje pavarësisht një dëmtimi të mëhershëm në gju. Ajo ishte jo vetëm motori i mesfushës, por edhe zëri i skuadrës brenda dhe jashtë fushës. “Kur luhej himni, dhimbja zhdukej”, është deklarata që shënjoi vendosmërinë e saj për ta udhëhequr ekipin drejt çerekfinales.
Portierja Livia Peng, e cila u konfirmua si numri 1 vetëm pak para nisjes së turneut, i tejkaloi pritshmëritë. Ajo pati disa paraqitje të shkëlqyera, përfshirë atë ndaj Spanjës në çerekfinale, ku u vlerësua si më e mira në fushë. Pas këtij suksesi, Peng do të transferohet te gjiganti anglez Chelsea, ku pritet të përballet me konkurrencë të fortë.
Në listën e fituesve përfshihen edhe zëvendësueset që shkëlqyen si Alayah Pilgrim, e cila shënoi gol vendimtar kundër Islandës, dhe Riola Xhemaili, e cila me një paraqitje të fuqishme e ndihmoi Zvicrën të kalojë në çerekfinale, pas një sezoni të vështirë. Edhe Leila Wandeler dhe Alisha Lehmann dhanë kontributin e tyre, sidomos në aspektin motivues dhe shpirtin e skuadrës, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, jo të gjitha lojtaret arritën të lënë gjurmë në këtë Evropian. Tre lojtare – Sandrine Mauron, Coumba Sow dhe Laia Ballesté – nuk u aktivizuan fare, ndërsa portieret rezervë Elvira Herzog dhe Nadine Böhi mbetën në stol gjatë gjithë turneut. Rënia e Herzog nga pozita e numrit 1 ishte veçanërisht e dhimbshme, duke qenë se ajo e humbi vendin në momentet e fundit.
Sulmuesja Svenja Fölmli, megjithëse mori minuta në dy ndeshje si titullare, nuk arriti të bindë dhe mbeti nën pritshmëritë. Pavarësisht kësaj, ajo mbetet një premtim për të ardhmen e sulmit zviceran.
Me një bilanc të përzier emocionesh, Euro 2025 konfirmoi potencialin dhe pasionin e futbollit të femrave në Zvicër – dhe se ky ekip ka baza të forta për të ndërtuar një të ardhme edhe më të suksesshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë Artisti shqiptar Ramë Dardania, më 30 gusht do të realizojë përballë Selisë së OKB-së në Gjenevë,... -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026 -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













