Lajme
Zvicër: A është diskriminuese tarifa e tranzitit për të huajt?

Në përpjekje për të lehtësuar trafikun e rënduar gjatë festave dhe sezonit të pushimeve verore, në Parlamentin Federal të Zvicrës janë paraqitur pesë propozime të reja për vendosjen e një tarife tranziti për turistët e huaj që kalojnë përmes autostradës A2 dhe Tunelit Gotthard, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Kjo rrugë bëhet veçanërisht e mbingarkuar gjatë Pashkëve, Ditës së Pentekostit dhe fillimit të pushimeve verore, kur turistë nga e gjithë Evropa udhëtojnë drejt jugut përmes Zvicrës. Radhët shpesh shtrihen për kilometra të tëra.
Sipas njërit nga përkrahësit e propozimit, Simon Stadler, anëtar i Këshillit Kombëtar nga kantoni Uri, tarifa do të zbatohej përmes skanimit automatik të targave në hyrje të autostradës, për shembull nga Weil am Rhein në Gjermani deri në Como të Italisë. Çmimet do të jenë dinamike, pra më të larta në ditë festash dhe më të ulëta gjatë javës kur trafiku është më i lehtë.
“Kështu përpiqemi të ndajmë trafikun e pikut dhe ta bëjmë rrjedhën më të qetë,” tha Stadler, duke shtuar se aktualisht banorët e Uri-t po diskriminohen, pasi shpesh mbeten të bllokuar në trafikun e rënduar dhe nuk arrijnë në punë apo në shtëpi me kohë.
Kritikët pyesin nëse një tarifë që prek kryesisht shoferët e huaj do të përbënte diskriminim. Por mbështetësit e idesë theksojnë se masa është e domosdoshme për menaxhimin e trafikut dhe për të mbrojtur interesin e qytetarëve vendas.
Për momentin nuk është e qartë nëse tarifa tranziti është në përputhje me marrëveshjet ekzistuese të transportit tokësor midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa informacioneve fillestare nga departamenti i ministrit të transportit Albert Rösti, taksa mund të jetë në përputhje me traktatet, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.
“Këshilli Federal ende duhet të negociojë me BE-në dhe më pas çështja do të rikthehet në Parlament,” deklaroi Bruno Storni, deputet i SP-së nga Ticino.
Klubi Turistik i Zvicrës (TCS) ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar mbi këto propozime. Deri tani, organizata ka kundërshtuar propozime të ngjashme për shkak të vështirësive praktike, burokracisë dhe mospërputhjes me ligjin ekzistues, sipas zëdhënësit Marco Wölfli.
Ndërkohë, Këshilli Federal pritet të japë qëndrimin e tij zyrtar në muajt në vijim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz