Lajme
Zvicër: Pritet rritje drastike e shpenzimeve shëndetësore deri në vitin 2040, si mund të evitohen?
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor në Zvicër pritet të arrijnë shifra marramendëse në dekadat e ardhshme, duke kapur vlerën e 163.5 miliardë frangave zvicerane në vit deri më 2040, sipas një studimi të ri të publikuar nga Deloitte Switzerland. Megjithatë, kompania e auditimit dhe konsulencës sugjeron se një strategji e bazuar në parandalim dhe teknologji mund të ulë këto shpenzime me 30 miliardë CHF çdo vit, shkruan Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të cituar nga gazeta Le Matin Dimanche, nëse sistemi shëndetësor zviceran i nënshtrohet një riorientimi gjithëpërfshirës, fatura vjetore për kujdesin shëndetësor mund të stabilizohet në 131.2 miliardë CHF. Modeli analitik është zhvilluar fillimisht në SHBA dhe është përshtatur për kushtet e Zvicrës bazuar në të dhënat e vitit 2019, kur shpenzimet arrinin në 87 miliardë CHF.
Raporti vë theksin te potenciali i teknologjisë në parandalim, duke përfshirë inteligjencën artificiale, aplikacionet që nxisin sjellje të shëndetshme dhe sekuencimin e ADN-së. Por ndërsa të gjithë profesionistët bien dakord për rëndësinë e mjekësisë parandaluese, jo të gjithë ndajnë entuziazmin për teknologjitë e avancuara si zgjidhje universale.
Idris Guessous, mjek kryesor në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG), e sheh teknologjinë si thelbësore për të përballuar mungesën e personelit në sektorin e shëndetësisë. “Në një kohë kur burimet njerëzore janë të kufizuara, zgjidhjet dixhitale janë të domosdoshme”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, Valérie D’Acremont, mjeke dhe epidemiologe në Unisanté, paralajmëron kundër teknologjive të shtrenjta, të cilat nuk gjithmonë i sjellin vlerë të shtuar pacientit. Po ashtu, profesori Yannis Papadaniel nga Shkolla e Punës Sociale dhe Shëndetit në Lozanë (HETSL) shpreh dyshime për efektivitetin e mjekësisë së personalizuar që kërkon infrastrukturë të kushtueshme dhe mbështetet në analiza gjenetike me baza probabilitare.
Pavarësisht retorikës për parandalim, Zvicra mbetet larg zbatimit real të tij. Në vitin 2023, vetëm 1.8 përqind e shpenzimeve totale për kujdesin shëndetësor u alokuan për masa parandaluese, një përqindje që ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2010.
“Nuk po përballemi vetëm me zakone të vjetra, por me sisteme të tëra të ngurta,” deklaroi Solange Peters, shefe e Onkologjisë Mjekësore në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV). Ekspertë të tjerë vërejnë se mungesa e stimujve financiarë për t’u përqendruar te parandalimi përbën një tjetër pengesë për reformim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












