Shkurt.ch
Pllakati i SVP-së ngjall reagime në vend dhe në botë
Pesë të huaj janë duke pritur para kutisë së votimit për të hedhur votën në të. Pas tyre vjen në radhë një zviceran tradicional duke kruar kokën i zemëruar që të huajt “i kanë zënë rrugën”. Ky është një pllakat i SVP/UDC-së së Bernës kundër të drejtës së të huajve për mocion. Deri këtu nuk ka ndonjë problem, por telashi qëndron te pamja e të huajve: një myslimane e veshur e burka, një zezak me buzë të trasha, një arab me turban dhe me mjekër, një “jugo” me veshje sportive dhe me zinxhir të trashë ari rreth qafe si dhe një kinez me sy të pjerrët e me mjekër. Zviceranit me veshje kombëtare, i dëshpëruar nga ajo se “deri ku ka ardhur puna”, i shkojnë djersë të ftohta frike, shkruan 20minuten.ch dhe bund.ch.
Kjo gjendje tregohet në fletëpalosjen e SVP-së e cila të martën është dërguar në të gjitha ekonomitë familjare të Bernës, me mbishkrimin “Jo të drejta speciale për të huajt”.
Fletëpalosja ka ngjallur fillimisht reagime në skenën politike të vendit ndërsa së fundi ajo është bërë objekt kritikash edhe jashtë Zvicrës, të cilat e quajnë problematike dhe në kufi me racizmin, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane. Kështu një lexues i platformës mediale amerikane “Umgur” ka shkruar pranë fletëpalosjes ketë koment: “afishja ndoshta më raciste që kam parë ndonjëherë”, ose “Zvicër, si munde ta bëje këtë?” Ndërsa portali i lajmeve BuzzFeed, duke iu referuar edhe iniciativës kundër minareve shkruan se nuk është hera e parë që SVP udhëheq fushatë raciste.
E gjithë kjo zhurmë është bërë kundër një iniciative e cila, nëse votohet më 14 qershor, do t`u mundësonte të huajve që nëse bëhen 200 veta bashkë, të kenë të drejtë për një mocion drejtuar parlamentit të qytetit.
Ndërsa iniciatori i fushatës së fundit, deputeti i SVP-së në Kantonin e Bernës Thomas Fuchs thotë se fakti që disa e konsiderojnë si “raciste” afishen është qesharak. Thjesht, në fletëpalosje është dashur që në mënyrë vizuale të bëhet e qartë se kush është i huaj e kush zviceran. “Të huajt nuk janë paraqitur as keq e as mirë”. Ndërsa faktin se edhe jashtë vendit e gjithë kjo ka bërë një jehonë, për Fuchs-in është “një kompliment për punën e mirë të vizatuesit”.
Por, për Komisionin Federal kundër Racizmit, shprehjet e SVP-së janë “të pashije” dhe “stigmatizuese”. Veç kësaj këtu ka edhe një të pavërtetë sepse nuk bëhet fjalë për kërkimin e të drejtës së votës për të huajt, siç prezantohet në fletëpalosje.
Por megjithatë, siç e pranon Alma Wiecken nga komisioni në fjalë, kjo përmbajtje nuk është ende në shkallën që të shpallet si raciste.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












