Lajme
Zvicër: Hetuesit italianë çmontojnë rrjetin që trafikonte ar dhe argjend
Hetuesit italianë kanë zbuluar dhe çmontuar një rrjet të madh kontrabande ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar rreth 600 kilogramë ar dhe argjend drejt Zvicrës. Sipas autoriteteve, vlera totale e këtij operacioni kriminal kap shumën mbi 26 milionë euro, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Në lidhje me këtë rast, 17 persona janë dërguar në gjyq, të akuzuar për konspiracion kriminal transnacional, tregti të paligjshme të metaleve të çmuara dhe pastrim parash. Hetimet, të kryera nga Guardia di Finanza, kanë zgjatur mbi dy vjet dhe kanë zbuluar një rrjet të mirëorganizuar me lidhje të fuqishme mes Italisë dhe Zvicrës.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, i dyshuari kryesor është një biznesmen nga Ferrara, i cili, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, akuzohet për blerjen e metaleve të çmuara, kryesisht në Itali, me origjinë të dyshimtë dhe kontrabandimin e tyre në Zvicër për t’u shkrirë dhe përfshirë në tregun ligjor.
Hetimi ka zbuluar se në total janë kontrabanduar 560 kilogramë ar dhe 65 kilogramë argjend. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu bizhuteri me vlerë mbi 220 mijë euro, të cilat ishin fshehur në një kazan të varrosur në kopshtin e shtëpisë së njërit prej të dyshuarve, transmeton albinfo.ch.
Gjatë operacionit është zbuluar dhe sekuestruar edhe një shumë prej 100 mijë eurosh në para të gatshme, të cilat ishin fshehur në një automjet pranë një pike kufitare me Zvicrën. Sipas hetuesve, këto para vinin nga aktiviteti i paligjshëm dhe ishin në proces të transferimit për qëllime pastrimi.
Tetë persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë tashmë kanë pranuar fajësinë dhe janë pajtuar të paguajnë kompensim të pjesshëm, i cili do të dhurohet për bamirësi, sipas autoriteteve gjyqësore italiane.
Rasti konsiderohet një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit kundër kontrabandës dhe pastrimit të parave dhe ka vënë në dukje rolet kyçe të Zvicrës si pikë destinacioni dhe Italisë si pikë nisjeje në këtë rrjet të ndërlikuar kriminal, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












