Kosova
Osmani: Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani.
Krahas kësaj, presidentja Osmani, përmes një videoje gjatë festës në kujtim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në Ambasadën amerikane, tha se një gjë mbetet si kristal i qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës. Ne e dimë kush janë miqtë tanë, e dimë kush qëndroi pranë nesh kur ishte më e rëndësishme dhe nuk do ta harrojmë kurrë.
Presidentja e vendit më tej tha se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës dhe udhëheqja amerikane na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj me radhë.
“Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë, çdo kapitull i Republikës së Kosovës mban vulën e SHBA-së. Kjo nuk është një figurë fjale, është një fakt”, tha Osmani.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










