Kosova
Organizatat e UÇK-së dënojnë deklaratën e Kurtit ndaj Thaçit e Veselit
Organizatat e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, OVL, SHIL dhe SHFD kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili pretendoi se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”, përcjell albinfo.ch.
Në një komunikatë për media, këto organizata e cilësuan këtë deklaratë si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe politikisht të rrezikshme”, duke theksuar se ajo vjen në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve po zhvillohet një proces gjyqësor ndërkombëtar për akuza që përfshijnë frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve.
OVL, SHIL dhe SHFD kritikuan ashpër Kurtin për mbështetjen e një narrative që sipas tyre “mund të dëmtojë betejën për drejtësi të ish-krerëve të UÇK-së” dhe përmendën mungesën e mbështetjes së tij gjatë viteve të paraburgimit.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













