Lajme
Zvicra voton në nëntor për tre iniciativa kombëtare, në fokus, taksa mbi pasuritë milionëshe
Më 30 nëntor 2025, elektorati zviceran do të votojë për tre iniciativa kombëtare, të cilat pritet të ngjallin debat të gjerë publik. Këshilli Federal ka konfirmuar se në këtë datë do të vendoset për një taksë të re mbi trashëgimitë e pasura, shërbimin e detyrueshëm për qytetarët dhe për rritjen e subvencioneve për mediat e shkruara, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa më e përfolur është ajo e Socialistëve të Rinj “Për një politikë të klimës sociale – të financuar në mënyrë të drejtë përmes taksimit (Iniciativa për një të Ardhme)”. Ajo parasheh vendosjen e një takse prej 50 për qind mbi pasuritë që tejkalojnë shumën prej 50 milionë frangash zvicerane. Të ardhurat do të shpërndahen mes nivelit federal dhe kantonal dhe do të përdoren për masa të mbrojtjes së klimës.
Iniciativa, që nuk gjeti mbështetje në parlament, ka ngjallur shqetësime serioze, veçanërisht nga sektori i biznesit dhe përfaqësuesit e klasës së mesme të lartë. Kritikët paralajmërojnë se masa do të dëmtojë trashëgiminë në ndërmarrjet familjare dhe mund të nxisë emigrimin e individëve të pasur nga Zvicra, duke ulur të ardhurat nga taksat ekzistuese, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, qytetarët do të votojnë gjithashtu për iniciativën popullore “Për një Zvicër të Angazhuar (Iniciativa e Shërbimit-Qytetarëve)”, e cila kërkon vendosjen e një shërbimi të detyrueshëm për të gjithë qytetarët zviceranë në dobi të komunitetit ose mjedisit. Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë rekomanduar refuzimin e kësaj nisme, ndërsa nuk është parashikuar ndonjë kundërpropozim.
Votimi i tretë mund të konfirmohet zyrtarisht brenda pak ditësh, nëse përmbushen 50 mijë nënshkrimet e nevojshme për referendumin kundër rritjes së subvencioneve indirekte për median e shkruar, të miratuara nga Parlamenti. Kjo nismë kundërshtohet nga një komitet ndërpartiak i udhëhequr nga lëvizja “Liria”, e cila kundërshton ndryshimet në ligjin postal që mbështesin mediat.
Në ndërkohë, votime të tjera si ai për Aktin e E-ID dhe taksimin e pronës së dytë do të mbahen më herët, më 28 shtator, ndërsa disa nisma si “Drejtësia Tatimore për Gratë” dhe iniciativa SRG pritet të shtyhen për në vitin 2026, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










