Lajme
Rritet ndjeshëm numri i viktimave në transportin publik në Zvicër

Transporti publik në Zvicër ka shënuar një rritje të ndjeshme të viktimave gjatë vitit 2024, ndërkohë që performanca në transportin hekurudhor të mallrave ka pësuar rënie, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2009. Të dhënat janë publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), duke nxjerrë në pah disa zhvillime shqetësuese në fushën e sigurisë dhe logjistikës, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave, në vitin 2024 humbën jetën 39 persona në aksidente të lidhura me transportin publik, më shumë se dyfishi i viktimave në vitin 2023, kur numri ishte 15. Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga viti 2020. Shifrat përfshijnë 34 persona të tretë, tre punonjës të kompanive të transportit dhe dy pasagjerë, ndërkohë që vetëvrasjet nuk janë përfshirë në këto të dhëna.
Gjysma e viktimave humbën jetën në aksidente që përfshinin tramvaje, autobusë postarë dhe autobusë qytetës e rajonalë, ndërsa 19 të tjerë humbën jetën në incidente me trenat hekurudhorë. Në kontrast, hekurudhat speciale si ato malore, teleferikët dhe linjat e dhëmbëzuara nuk regjistruan asnjë viktimë në vitin 2024.
Ndërkohë, transporti hekurudhor i mallrave pësoi një rënie të lehtë në performancë, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë. Pavarësisht kësaj, me mbi 700 milionë ton, metalet dhe produktet metalike mbetën grupi kryesor i mallrave të transportuar në Zvicër gjatë vitit të kaluar. Ushqimet renditen në vendin e dytë, të ndjekura nga produktet e vajrave minerale si vajguri dhe vaji për ngrohje, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor