Shkurt.ch
Berna jep për të njëzetën herë “Çmimin Social”
Çmimi përmban shumën monetare prej 10.000 frangash dhe financohet nga fondacioni Warlomont-Anger
Sot, më 1 qershor, drejtoria për arsim, çështje sociale dhe sport shpall për të njëzetën herë me radhë konkursin për “Çmimin social” të qytetit të Bernës. Për të fituar këtë çmim mund të konkurrohet nga sot deri më 28 gusht 2015.
Me çmimin social nderohet puna vullnetare ose e nderit e personave privatë, grupeve ose organizatave, thuhet në tekstin e drejtorisë së përmendur, transmeton albinfo.ch.
Janë me qindra qytetarë të Bernës që angazhohen më sferën sociale dhe bëjnë punë vullnetare si persona privatë, si organizata jofitimprurëse si grupe, ekipe sportive e të tjera. Ata/ato bëjnë kështu një punë të papaguar por edhe të paçmueshme në kuptimin pozitiv të fjalës, në të mirë të shoqërisë.
Duke e dhënë Çmimin social, qyteti i Bernës dëshiron ta vlerësojë dhe ta bëjë më të dukshme këtë punë.
Çmimi përmban shumën monetare prej 10.000 frangash dhe financohet nga fondacioni Warlomont-Anger.Një juri e kryesuar nga përgjegjësja për çështje sociale në ekzekutivin Bernës, Franziscka Teuscher bën shpalljen e fituesit ose fituesve. Vitin e kaluar këtë çmim e ka marrë bujtina për njerëzit në nevojë, “Sleeper” në Bernë.
Për Çmimin social mund të konkurrojë secili person ose organizatë, vetë ose i propozuar nga dikush tjetër.
Propozimet duhet të arsyetohen me një tekst që mund të ketë maksimalisht 3 faqe A4, ose përmes formularit që mund të shkarkohet nga adresa www.bern.ch/sozialpreisPër pyetje mund të drejtoheni te Monika Baitz, në këtë numër telefoni 031 321 62 47
Konkurrimi duhet të arrijë më së voni deri më 28 gusht 2015 në këtë adresë:
Direktion für Bildung, Soziales und Sport
Stichwort «Sozialpreis»
Predigergasse 5
Postfach 275
3000 Bern 7ose me E-Mail: [email protected]
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











