Lajme
Zvicra në gatishmëri për valën e të nxehtit, merren masa në kantonet frëngjishtfolëse
Autoritetet kantonale në Zvicër kanë filluar zbatimin e masave mbrojtëse përballë një vale të të nxehtit që pritet të godasë vendin në ditët në vijim. Sipas paralajmërimeve nga MeteoSwiss, temperaturat do të arrijnë mes 32 dhe 35 gradë Celsius, duke filluar nga e shtuna, 28 qershor, fillimisht në shpatet jugore të Alpeve, dhe më pas në Valais e rajonin e Liqenit të Gjenevës, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Në përgjigje të kësaj situate, kantonet frëngjishtfolëse, përfshirë Gjenevën, Fribourg, Neuchâtel, Vaud dhe Ticino, kanë rikthyer planet e veprimit për mbrojtje nga nxehtësia. Qyteti i Gjenevës, për shembull, do të ofrojë hyrje falas në pishina dhe kinema për të moshuarit gjatë gjithë periudhës së nxehtësisë. Po ashtu, personat e regjistruar për mbështetje individuale nga Shërbimet Sociale do të kontaktohen çdo ditë.
Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe “hapësira të freskëta” për qytetarët, si salla publike, muze, qendra për të moshuarit dhe kafene të mëdha. Në Cité Seniors, përveç ambientit të freskët, ofrohet edhe ndihmë profesionale.
Në kantonin e Vaud, komunat janë angazhuar në vizita në shtëpi dhe thirrje telefonike për qytetarët më të rrezikuar, ndërsa linja e mjekut në gatishmëri (0848 133 133) po forcon shërbimet për të ofruar këshilla dhe ndihmë të shpejtë për personat me simptoma, transmeton albinfo.ch.
Fribourg dhe Neuchâtel po ndërmarrin gjithashtu fushata ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi rreziqet shëndetësore të temperaturave ekstreme. Institucionet shëndetësore dhe sociale janë urdhëruar të forcojnë masat parandaluese dhe të kujdesen posaçërisht për pacientët dhe banorët në nevojë.
Mjekët kantonalë u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të tregojnë solidaritet me të moshuarit dhe personat e vetmuar.
Shenjat paralajmëruese të goditjes nga nxehtësia përfshijnë marramendje, të përziera, rrahje të shpejta zemre, frymëmarrje të vështirësuar, dhe etje të shtuar. Në raste të tilla, rekomandohet menjëherë kontaktimi i autoriteteve shëndetësore.
Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri të paktën të mërkurën e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












