Kosova
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, diaspora këtë herë do të votojë ndryshe.
Në të kaluarën, pas regjistrimit të votuesve nga jashtë, të njëjtët duhej të shkarkonin fletëvotimin dhe materialin tjetër zgjedhor e pastaj duhej t’i ndanin në zarfe për ta përcjellë në adresë të institucionit përkatës, transmeton albinfo.ch.
Tash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit e Kosovës që regjistrohen suksesshëm për votim nga jashtë, do të pranojnë me postë pakon me fletëvotime dhe kjo kosto do të mbulohet nga institucioni.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të ndryshimeve të aktit nënligjor për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, do të iu dërgojë shtetasve të Kosovës, që regjistrohen për të votuar në Kosovë, pakon me fletëvotim”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ.
Ai ka shtuar se mbetet obligim i votuesve që pas votimit të kthejnë prapa pakon.
“Mbetet obligim i shtetasve, i votuesve që pakon me fletëvotim ta kthejnë në adresë të kutisë postare të KQZ-së, qoftë në Kosovë apo në kutitë postare të KQZ-së që do të hapen nëpër vende të ndryshme të botës”, u shpreh Elezi.
Diaspora do të mund të regjistrohet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Periudha për regjistrimin e mërgatës do të nis më 23 korrik dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Ndërkohë, votimi i diasporës do të mundësohet brenda periudhës 17 shtator deri më 11 tetor.
Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit ku votimi i diasporës u mundësua edhe në përfaqësitë diplomatike nëpër botë, një gjë e tillë sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nuk aplikohet në zgjedhjet për kryetarët e komunave, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










