Muzikë
Dua Lipa dhuroi spektakël në Wembley
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhuroi një natë magjike në stadiumin legjendar të Wembley-t të premten mbrëma, duke performuar para një audience prej 70 mijë spektatorësh, përcjell albinfo.ch.
Artistja 29-vjeçare ngjiti skenën si një yll i vërtetë, duke shpërndarë energji, emocion dhe madhështi në çdo sekondë të koncertit të saj të paharrueshëm.
Ky koncert spektakolar në Londër ishte pjesë e turneut të saj të ri, Radical Optimism, i cili po përshkon skenat më të mëdha në botë.
Nga momenti i parë e deri në fund, Dua e shndërroi stadiumin në një pistë vallëzimi gjigante, duke e hapur shfaqjen me këngën e saj “Training Season” dhe duke elektrizuar publikun.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte kur në skenë iu bashkua artisti i njohur britanik Jamiroquai, si i ftuari special i koncertit. Së bashku, ata krijuan një atmosferë unike që la pa fjalë fansat.
Përveç performancës së fuqishme, vëmendjen e mori edhe stili i saj skenik. Veshjet që Dua zgjodhi për këtë natë madhështore e bënë të shkëlqente si gjithmonë, duke treguar edhe një herë pse ajo cilësohet si një ikonë stili.
E prekur nga emocioni, artistja u ndal për një moment për t’iu drejtuar publikut me fjalë që rridhnin nga zemra:
“Kjo është kaq surreale dhe kaq e çmendur. Do të thotë gjithçka për mua që jeni këtu sonte. Ndihem vërtet shumë e veçantë. Kanë kaluar 10 vjet që nga shfaqja jonë e parë në Londër, përpara vetëm 350 personave. Thjesht ëndërroja një natë si kjo, ku do të jem përballë 70,000 vetëve.”
Dua Lipa nuk është më thjesht një emër në industrinë muzikore. Ajo është një fenomen global që vazhdon të rritet, të inspirojë dhe të lërë gjurmë në skenën botërore.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










