Lajme
DW: Rusia intensifikon operacionet hibride në Evropë
Akte sabotimi ndaj dërgesave të armëve për Ukrainën, sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe telekomunikacionit, propagandë pro-ruse, madje edhe vrasje këto janë vetëm disa nga format e operacioneve hibride që Rusia po përdor gjithnjë e më shpesh kundër vendeve evropiane që nga fillimi i agresionit ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Leidenit në Holandë, numri i këtyre incidenteve është në rritje të vazhdueshme. Bart Schuurman, udhëheqës i studimit dhe njëherësh ekspert i sigurisë, e cilëson raportin si një “thirrje zgjimi” për politikën evropiane. Ai paralajmëron për kërcënime serioze ndaj aviacionit civil dhe shërbimeve publike që mund të rrezikojnë mijëra qytetarë.
Një rast i rëndë është sulmi me zjarrvënie ndaj një kontejneri ajror mallrash të kompanisë gjermane DHL, pak para ngarkimit në një avion një incident që, sipas hetimeve, dyshohet të jetë organizuar nga inteligjenca ruse, duke treguar gatishmëri për të pranuar edhe pasoja njerëzore.
Gerhard Conrad, ish-agjent i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), në një intervistë për Deutsche Welle, thekson se, ngjashëm me Luftën e Ftohtë, Rusia po përdor të gjitha mjetet e inteligjencës: nga spiunazhi ushtarak e industrial deri te frikësimi i popullsisë dhe destabilizimi politik në vendet e BE-së.
Një risi shqetësuese është rekrutimi i të ashtuquajturve “agjentë të disponueshëm”, simpatizantë të Rusisë që rekrutohen në vendet e BE-së për të kryer akte sabotimi ose për të spiunuar baza ushtarake, shpesh duke përdorur dronë. Në Gjermani, veçanërisht para zgjedhjeve për Bundestag, është rritur numri i incidenteve që përfshijnë këta sabotatorë jo-profesionistë.
Sipas Conrad, kërcënimi nga Rusia nuk është i ri, por i pranishëm të paktën që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe ndërhyri në lindje të Ukrainës. Ai thekson se Evropa duhet të përgatitet për një mbrojtje afatgjatë kundër kërcënimeve hibride, duke forcuar shërbimet e inteligjencës dhe kapacitetet ushtarake. “Për këtë nevojiten më shumë personel, mjete teknike dhe korniza ligjore që lejojnë identifikimin e hershëm të këtyre strukturave dhe modeleve të sulmeve”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












