Lajme
Mbrojtja e përkohshme për ukrainasit në BE zgjatet deri në 2027
Komisioni Evropian ka propozuar që statusi i mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit në Bashkimin Evropian të zgjatet për një vit tjetër, duke e shtyrë deri në mars 2027. Kjo vendim vjen si pasojë e situatës së paqëndrueshme dhe konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.
Shtetet anëtare të BE-së do të diskutojnë dhe mund ta miratojnë këtë propozim në takimin e tyre javën e ardhshme.
Aktualisht, refugjatët ukrainas përfitojnë mbrojtje sipas Direktivitë së BE-së për Mbrojtje të Përkohshme, që i përjashton ata nga procedurat e zakonshme të azilit dhe u mundëson akses në tregun e punës dhe në përfitime sociale.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, më shumë se 4.3 milionë njerëz kanë braktisur Ukrainën që nga fillimi i luftës, ndërsa Gjermania është pritëse e numrit më të madh të refugjatëve, mbi 1.2 milionë, përcjell albinfo.ch.
Komisioni thekson se vendet anëtare duhet të jenë të përgatitura për momentin kur refugjatët ukrainas do të mund të kthehen në vendin e tyre. Për këtë, qeveritë duhet të krijojnë mundësi të tjera për shtetasit ukrainas, si vizat për punë ose studime.
“Refugjatët duhet të informohen më mirë për opsionet e kthimit dhe të kenë mundësi të vizitojnë vendin e tyre me lehtësi,” u shpreh Komisioni.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të nevojitet”.
“Sot po propozojmë zgjatjen e mbrojtjes për ukrainasit që ikin nga lufta,” tha ajo në rrjetin social X. “Gjithashtu, po i ndihmojmë në zgjedhjet e tyre dhe po hapim rrugën për kthimin e tyre të sigurt në shtëpi.”
Magnus Brenner, komisioner për punët e brendshme dhe migracionin, njoftoi krijimin e një të dërguari special të BE-së për ukrainasit. Ai shtoi se statusi i mbrojtjes së përkohshme mund të përfundojë më herët se marsi 2027 nëse arrihet një armëpushim i qëndrueshëm.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Chernyshov i bëri thirrje ukrainasve të kthehen në atdhe sapo kushtet e sigurisë ta lejojnë, duke theksuar se ata janë të nevojshëm për rindërtimin e ekonomisë së vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












