Lajme
Ish-kryediplomatja gjermane Anna Baerbock zgjidhet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Ish-ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, është zgjedhur Presidente e re e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Politikania 44-vjeçare e Partisë së Gjelbër mori një shumicë të madhe votash, pavarësisht një manovre penguese nga Rusia.
Në një votim të fshehtë të kërkuar nga Moska në organin më të madh të OKB-së, Baerbock mori 167 vota. 14 shtete abstenuan, ndërsa 7 të tjera votuan për kandidaten e mëparshme gjermane, Helga Schmid, transmeton albinfo.ch.
Posti i Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme ka më tepër rëndësi protokollare dhe nuk duhet ngatërruar me rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.
Votimi nën hije përplasjeje diplomatike
Sipas burimeve diplomatike, Rusia kërkoi një votim të fshehtë një veprim i pazakontë, pasi zakonisht ky post miratohet me konsensus dhe pa votim formal. Fletët e votimit përmbanin vetëm emrin e Baerbock, me mundësi për të abstenuar ose për të shtuar një tjetër emër.
Në javët e fundit, Rusia nuk ka fshehur qëndrimin e saj kritik ndaj Baerbock, duke e konsideruar atë si “të njëanshme në mënyrë të skajshme”, për shkak të qëndrimit të saj të ashpër ndaj Moskës pas pushtimit rus të Ukrainës.
Fillimisht ishte propozuar diplomatja gjermane Helga Schmid, e cila gëzonte edhe mbështetjen e Rusisë. Baerbock u përfshi në garë relativisht vonë, pas humbjes së saj në zgjedhjet federale.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













