Lajme
Eurobarometri: Evropa, më e bashkuar se kurrë në besimin ndaj BE-së
Bashkimi Evropian po përjeton një nga momentet më pozitive në perceptimin publik të dekadave të fundit. Sipas sondazhit më të fundit të Eurobarometrit, besimi në BE ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2007 plot 52% e qytetarëve shprehen se i besojnë institucioneve evropiane. Dhe kur vjen puna te të rinjtë, ky besim ngjitet në 59%.
Por nuk mbaron këtu: mbështetja për monedhën euro është në kulmin historik, me 74% në të gjithë BE-në dhe 83% në vendet e eurozonës që e konsiderojnë një sukses.
Duket qartë se qytetarët ndihen gjithnjë e më shumë pjesë e këtij unioni: tre nga katër evropianë (75%) thonë se ndihen qytetarë të BE-së, dhe 62% shprehen optimistë për të ardhmen e saj.
Në sfondin e një bote të trazuar, siguria dhe mbrojtja po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje:
81% mbështesin idenë e një politike të përbashkët mbrojtjeje dhe sigurie shifër rekord që nga viti 2004. Dhe 78% janë të shqetësuar për sfidat që mund të sjellin pesë vitet e ardhshme në këtë fushë.
Kjo nuk është vetëm një ndjesi momentale: për qytetarët, paqja mbetet vlera thelbësore që përfaqëson BE-në (41%), dhe dëshira për më shumë bashkëpunim është e dukshme në mënyrën si ata e shohin të ardhmen.
Ndërkohë, besimi në qeveritë dhe parlamentet kombëtare mbetet më i ulët, me 36% që besojnë në qeverinë e tyre dhe 37% në parlamentin kombëtar.
Anketa përfshiu 26,368 qytetarë nga të gjitha vendet e BE-së dhe u zhvillua nga 26 marsi deri më 22 prill 2025.
Sipas këtyre shifrave, BE-ja duket se po e rifiton rolin e saj si një pikë referimi për stabilitet, bashkëpunim dhe siguri në sytë e qytetarëve të saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











