Futboll
Vajzat tona futbolliste, në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch
Ato kanë një gjë të përbashkët: talentin për futboll dhe vullnetin për ta ngritur në kulm pasionin që kanë, duke na bërë kështu krenarë me suksesin e tyre
Numri më i ri, i muajit maj, i revistës sonë vjen me një prezantim meritor të vajzave shqiptare që pasionin e tyre për lojën e futbollit e kanë shndërruar në pasion. Janë të shumta vajzat që janë përcaktuar për këtë sport që shpesh paragjykohet si “sport meshkujsh”. Për të thyer paragjykimet dhe tabutë, atyre u është dashur të luftojnë më me ngulm dhe të japin energji të dyfishtë derisa kanë arritur në vendin e synuar: disa në kombëtaren e Kosovës dhe disa të tjera, në atë të Zvicrës, Suedisë etj.
Riola Xhemaili dhe Kosovare Asllani, njëra në kombëtaren zvicerane dhe tjetra në atë suedeze, me lojën e tyre në fushën e gjelbër, në mes të dy portave janë shembuj frymëzimi për mijëra vajza shqiptare se si me ambicie dhe këmbëngulje, mund të pushtojnë majat e këtij sporti, edhe në nivel ndërkombëtar. Dhe, kur jemi te niveli ndërkombëtar, nga 2 deri më 27 korrik 2025, në Zvicër mbahet Kampionati Evropian i Futbollit për femra, një rast ky i veçantë për të bërë karrierën e vajzave tona edhe më të shkëlqyer.
Riola Xhemaili, 22-vjeçarja shqiptaro-zvicerane, shpreson të jetë pjesë e listës së përfaqësueses së Zvicrës për EURO 2025. E rritur në një familje sportistësh, Riola është një talente me të ardhme të ndritur dhe një ftesë në këtë turne do të ishte realizimi i një ëndrre të madhe për të.
Ndërkohë, Kosovare Asllani, një nga lojtaret kryesore të Suedisë, vjen me përvojë të jashtëzakonshme në Lojëra Olimpike dhe Kampionate Botërore. Euro 2025 në Zvicër do të ishte një tjetër kapitull i paharrueshëm për të. Me një shqiponjë tatuazh në trup, ajo kurrë nuk e ka harruar prejardhjen e saj shqiptare.
Përveç Kosovares dhe Riolës, ky numër i revistës sonë u ka dhënë hapësirë edhe shumë vajzave, kryesisht nga mërgata që kanë zgjedhur të luajnë për kombëtaren e futbollit të Kosovës ose janë angazhuar në klube të mëdha, jashtë vendit. Aty bën pjesë patjetër Alketa Rama, lojtare e Kombëtares së Kosovës dhe e klubit elitar zviceran FC Zürich. Vajza e Milaim Ramës, futbollistit të parë shqiptar që ka luajtur për Nati-n e Zvicrës, duke u përcaktuar për Kosovën, ka përmbushur edhe një dëshirë të babait të saj.
Vijnë pastaj intervistat me futbollistet, si: Eliza Kadriu, Eriona Elezi, Monika Ibishaj, Viola Avdyli etj. Të gjitha këto, bashkë me shumë të tjera, kanë një gjë të përbashkët: Talentin për futboll dhe vullnetin për ta ngritur në kulm pasionin që kanë, duke na bërë kështu krenarë me suksesin e tyre.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














