Kosova
Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
Krasniqi: Jemi në situatë të njëjtë, por takimin duhet ta shohim si hap para

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se situata vazhdon të jetë njësoj, pa zgjidhje, porse takimi duhet të shihet si hap para drejt zhbllokimit të ngërçit, përcjell albinfo.ch.
“Ishte diskutim brenda pozicioneve që i dini. Kërkova që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin. Të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare. Nuk pres të ndodhë ky ndryshim. Jemi në situatën e njëjtë. Duhet ta shohim si hap para këtë takim, një përpjekje shtesë edhe përfshirjen e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje. Kam propozuar që presidentja, në zbatim të përgjegjësive që i ka për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, që në një moment kur ajo e vlerëson të nevojshme, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, qoftë me një pyetje apo përmes dërgimit të një lënde në Kushtetuese për gjithë procesin zgjedhor. Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Dhe duhet të kishte zgjidhje politike. Por nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Krasniqi.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz