Lajme
Rama kërkon unitet nga Ahmeti dhe Thaçi
Në takimin e shtatë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE që është mbajtur sot në Bruksel, kryeministri Rama ka bërë apel për unitet në mes të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
Delegacioni shqiptar në këtë takim përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.
Ministri Bushati, pas përfundimit të këtij takimi, ka folur edhe sa i takon ngjarjeve në Kumanovë si dhe takimin me dy liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Bushati tha se në këtë takim, ku ishte dhe kryeministri Edi Rama, iu është bërë thirrje liderëve politikë shqiptarë të Maqedonisë të jenë më të bashkuar, raporton “Shqiptarja”.
Bushati bëri thirrje edhe njëherë nga Brukseli që të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe se shteti shqiptar e dënon dhunën e ushtruar në Kumanovë.
Ai tha se Maqedonia aktualisht ka një problem të brendshëm dhe kjo nuk është çështje e Shqipërisë.
Sipas Bushatit, Shqipëria është e interesuar që të shohë një Maqedoni që ka një shtet të fortë dhe pa konflikte pasi kjo ndikon në mënyrë direkte në stabilitetin e rajonit gjë të cilën Shqipëria nuk do që ta cenojë.
Ndërkohë sa i përket tensioneve me Greqinë për ujërat detarë, Bushati tha se kjo është një e drejtë ndërkombëtare e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










