E-Diaspora
Edhe në Gjenevë u përkujtua vepra e Agim Ramadanit
Të dielën në Gjenevë të Zvicrës në nderim të jetës dhe veprës së lavdishme të heroit Agim Ramadani është mbajtur Manifestimi tradicional "Ditët e Agimit"
Edhe në këtë përvjetor sikurse herëve tjera, në Gjenevë është përkujtuar me pietet piktori, poeti dhe ushtaraku, Agim Ramadani.
Fjalë rasti kanë mbajtur Xhafer Gashi dhe Feriz Tërzhnjeva, pjesëmarrës të betejës së lavdishme të Koshares.
Ata nëpërmjet dhembjes dhe krenarisë para qindra mërgimtarëve kanë evokuar kujtime nga frontet e luftës, duke trajtuar me theks të posaçëm guximin dhe profesionalizmin e eprorit të tyre Agim Ramadani, nën udhëheqjen e të cilit u thye kufiri shqiptaro-shqiptar i vendosur padrejtësisht para një shekulli nga pushtuesit serbo-sllav.
Të pranishmit e këtij manifestimi i ka përshëndetur me prezencën e tij edhe Ramadan Avdiu konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Pastaj është shfaqur një dokumentar me pamje nga Beteja e Koshares, nëpërmjet të të cilit u ofruan fakte se si kryeprijësi Agim Ramadani së bashku me bashkëluftëtarët shpartalluan armiqtë.
Ndërsa pjesën artistike të manifestimit e ka hapur ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, i cili enkas ka përgatitur koreodramëm “Liria është e shenjtë”
Kjo pjesë artistike e punuar me përkushtim u pëlqye nga shikuesit të cilët me duartrokitje të pandërprera përshëndeten paraqitjen e mrekullueshme të këtij ansambli. Këta të rinj me të drejtë konsiderohen si pikënisje e promotor të çdo aktiviteti kulturor në Gjenevë e më gjerë.
Më pas në skenë është ngjitur aktori dhe lahutari i njohur rugovas Çun Lajçi, i cili shpalosi recitalin e shkruar dhe të përgatitur nga vet ai me titullin “Ndalu xhelat”.
Ai nëpërmjet recitalit të cekur më lartë e solli para shikuesve figurën e Agim Ramadanit, të cilin me të drejtë e përshkroi si liberator dhe drejtues të pazëvendësueshë të Betejës së Koshares.
Pas aktorit Lajçi në skenë erdhi reperi i mirënjohur Arian Agushi alias Gold AG i cili e ndezi atmosferën sidomos tek të rinjtë me këngën “Armikut s`i përulet” nëpërmjet së cilës fund e krye i këndoi qëndresës dhe heroizmit të Agim Ramadanit e Sali Çekut.
Më pas u është lënë hapësirë edhe shoqërive tjera muzikore të dalluara në artin e valles si: “Rinia Contact” të Gjenevës, Shkollës së Vallëzimit “Shota” nga Badeni kantoni Aarau, SHKA”Ilirët” nga Llozana, SHKA” Dardania” nga Winterthuri dhe “Rapsodët” nga St. Julien. Të gjitha këto shoqëri muzikore kanë nxjerrë nga arkivat e tyre gjithë kapitalin e krijuar kulturor të cilin e kanë prezantuar me mjaft sukses.
Ndërkaq ata që preferojnë muzikën folklorike i kanë argëtuar rapsodët: Mejdi Murseli, Esat Gashi dhe Ardian Dema. Organizatorët të frymëzuar nga dashuria dhe respekti i veçantë ndaj atyre që ranë për të mos vdekur kurrë në Betejën e Koshares shpërndanë në publik trëndafil të bardhë të cilët simbolizojnë shpirtbardhësinë e këtyre trimave të cilët vdiqën duke i thirrur idealit të zemrës së tyre Lirisë së Kosovës.
Në fund në emër të familjes zonja Shukrije Ramadani bashkëshorte e heroit Agim Ramadani falënderoi më fjalë të përzgjedhura të gjithë pjesëmarrësit e këtij jubileu e në veçanti Këshillin Organizativ “DITËT E AGIMIT” nga Gjeneva i cili çdo vit përkujton birin e saj dhe të Kosovës, Agim Ramadani, duke ua bërë me dije të gjithëve që Agimi edhe për së gjalli admirohej nga familjarët, shokët , miqtë e veçmas një dashuri të pakufishme e gëzonte nga bashkëfshatarët e tij të Zhegrës të cilët e deshën dhe i deshi shumë.
Fare në fund zonja Ramadani i ka lutur të gjithë që me një minutë heshtje të nderohen të gjithë të rënët e Kumanovës,duke bërë edhe apel që faktori shqiptar në Maqedoni të unifikohet sa më parë dhe skenarëve të pistë të sllavo-maqedonasve tu thuhet mjaft.
Programin e kësaj dite festive e drejtuan me sukses bashkëshortët Shpejtim e Afërditë Krasniqi, të cilët tek auditori lanë përshtypje me veshjen e tyre plot shije dhe me shtjellim të vëmendshëm të çdo pike të këtij programi.
Organizatorët e manifestimit tradicional “Ditët e Agimit” i shpërblyen me mirënjohje të gjitha grupet pjesëmarrëse në program.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja