Lajme
Cilat shkelje të rregullave të qëndrimit në Gjermani mund të çojnë në gjoba ose burgim?
Të jetosh apo të kërkosh një të ardhme në Gjermani kërkon respektim të rregullave të rrepta të qëndrimit. Ligji i Rezidencës Gjermane (Aufenthaltsgesetz) përmban dispozita të qarta që përcaktojnë se cilat veprime nga shtetasit e huaj konsiderohen vepra penale dhe cilat pasohen me gjoba, burgim apo dëbim, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Federale (BMI) ka konfirmuar për The Local se “në varësi të llojit të shkeljes, dënimet mund të shkojnë nga gjoba deri në disa vite burg”. Vendimi përfundimtar merret nga prokuroria dhe gjykatat gjermane, të cilat marrin parasysh edhe rrethanat personale dhe të kaluarën penale të individit.
Më poshtë paraqiten shkeljet më të zakonshme që mund të kenë pasoja ligjore serioze:
Shkelje të dënueshme me gjobë ose burg deri në 1 vit:
Qëndrim pa dokument të vlefshëm identiteti: Hyrja ose qëndrimi në Gjermani pa pasaportë ose dokument zëvendësues të vlefshëm, transmeton albinfo.ch.
Mungesa e lejes së qëndrimit: Qëndrimi në vend pa leje të vlefshme qëndrimi.
Dokumente të marra në mënyrë të paligjshme: Përfshirë marrjen e pasaportës ose lejes së qëndrimit me mashtrim, ryshfet apo informacion të rremë.
Mosrespektimi i urdhrit për largim: Injorimi i urdhrit për të lënë territorin gjerman pas një vendimi për dëbim.
Veprimtari politike të ndaluara: Shkelja e urdhrit për të ndërprerë aktivitete politike që paraqesin kërcënim për rendin demokratik.
Informacion i pasaktë për autoritetet: Refuzimi për të dhënë të dhëna ose dhënia e informacionit të rremë autoriteteve të migracionit, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrja në shoqata të fshehta: Bashkimi me organizata që veprojnë fshehurazi për të shmangur ndalimin e tyre.
Punësim i paligjshëm i të huajve: Punësimi i personave pa leje pune apo qëndrimi të vlefshëm.
Shkelje të dënueshme me gjobë ose burg deri në 3 vjet:
Rihyrja e paligjshme: Hyrja në Gjermani pasi personi është dëbuar, deportuar apo ka lënë vendin me urdhër.
Mashtrimi për përfitim qëndrimi: Dhënia e qëllimshme e informacionit të rremë për të marrë leje qëndrimi për veten ose një tjetër, transmeton albinfo.ch.
Shkelje të dënueshme me burg deri në 5 vjet ose më shumë:
Kontrabanda e të huajve: Futja e paligjshme e personave në Gjermani, veçanërisht nëse shoqërohet me përfitim financiar, përfshirje në grupe kriminale apo përdorim armësh zjarri.
Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se këto shkelje mund të kenë pasoja afatgjata, përfshirë refuzimin e shtetësisë, ndalimin e hyrjes në BE apo dëbimin e menjëhershëm nga vendi.
Avokati gjerman Sven Hasse nënvizon se çdo rast vlerësohet individualisht: “Rrethanat personale, të ardhurat, familja dhe sjellja e mëparshme ndikojnë në vendimin përfundimtar.”
Për të shmangur pasoja të padëshiruara, autoritetet gjermane këshillojnë që të huajt të konsultohen me juristë të specializuar dhe të ndjekin çdo procedurë ligjore me korrektësi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore












