Lajme
Gotthard: Trafik i rënduar deri pas mesnate

Një bllokim i gjatë trafiku përpara portalit jugor të Tunelit Gotthard shkaktoi kaos të dielwn mbrëma, duke i detyruar udhëtarët të presin për orë të tëra në rrugë. Rreth orës 23:30, trafiku ishte ende i bllokuar nëntë kilometra larg hyrjes së tunelit, ndërsa një familje që kishte nisur udhëtimin nga Kremona e Italisë për në Cyrih raportoi se ishte ende 22 kilometra larg destinacionit të tunelit, më shumë se gjashtë orë pas nisjes, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
“E pabesueshme,” citohet të ketë shkruar media zvicerane që raportoi ngjarjen. Familja ishte nisur nga Kremona në orën 17:30, për një udhëtim që zakonisht zgjat rreth 4.5 orë, por bllokimi i rëndë i trafikut ua prishi planet.
Sipas TCS (Touring Club Schweiz), situata nisi të përmirësohej ngadalë pas mesnatës, por në orën 00:30 ende priteshin vonesa deri në një orë, me kolonë trafiku që arrinte deri në gjashtë kilometra.
Megjithatë, gjatë natës, bllokimi i trafikut u zhduk dhe rruga përmes Tunelit Gotthard u hap sërish për qarkullim normal, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën