Lajme
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, që pritet të hyjë në fuqi në muajin qershor, do të mundësojë njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet midis dy shteteve. Ky proces përfshin më shumë se 500 000 qytetarë shqiptarë dhe një numër të konsiderueshëm shtetasish italianë.
Përfaqësuesja e UIM Albania, Tresjana Elmazi, e shpjegoi se kjo marrëveshje përfshin individët që kanë paguar kontribute sigurimesh shoqërore si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. Sipas saj, ata që kanë vite të mjaftueshme për pension në vetëm një nga këto shtete, do të kenë mundësinë të bashkojnë periudhat e punës për të përfituar një pension proporcional nga të dy vendet. Kjo do të mundësojë që, për shembull, një person që ka 10 vite kontribute në Shqipëri dhe 10 vite në Itali, të mbledhë të dyja periudhat dhe të përfitojë një pension të kombinuar, transmeton albinfo.ch.
Procedura për këtë marrëveshje ka filluar dhe do të ndjekë disa hapa të qartë për aplikim. Për individët që janë të regjistruar në sistemin e sigurimeve italiane, kontributet mund të verifikohen përmes një lidhjeje direkte me Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Italisë (IMS), ndërsa për ata që kanë punuar në Shqipëri do të nevojitet përdorimi i platformës e-Albania për verifikimin e dokumentacionit të duhur.
Marrëveshja do të nisë pas shkëmbimit të akteve të ratifikimit mes dy vendeve, dhe, sipas Elmazit, është e rëndësishme që qytetarët të fillojnë verifikimin e kontributeve që tani, për të shmangur vonesa në aplikimet për pension.
Zyrat e UIM Albania, të cilat ofrojnë konsulencë falas, janë të hapura për qytetarët që kërkojnë informacion dhe asistencë lidhur me procedurat e nevojshme për këtë marrëveshje, përfshirë ata që mund të kenë pasur vështirësi në dixhitalizimin e informacionit të tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










