Lajme
Swiss nuk fluturon më mbi Pakistan
Një fluturim i linjës ajrore zvicerane Swiss nga Delhi për në Cyrih u devijua të enjten në mbrëmje për shkak të tensioneve të shtuara midis Indisë dhe Pakistanit, duke shmangur hapësirën ajrore pakistaneze, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Flightradar24, fluturimi i nisur nga Zvicra drejt Indisë u operua normalisht, por kthimi mori një rrugë jugore, duke evituar hapësirën ajrore të Pakistanit. Po ashtu, edhe fluturimi i së premtes në mëngjes ndoqi të njëjtën rrugë alternative.
Qeveria pakistaneze, vetëm dy ditë më parë, paralajmëroi për një sulm të mundshëm nga India brenda 24–36 orëve, duke rritur ndjeshëm shqetësimet për sigurinë në rajon, transmeton albinfo.ch.
Në një deklaratë për gazetat Tamedia, zëdhënësja e Swiss tha se masa mbetet në fuqi “deri në njoftim të mëtejshëm”. Ajo theksoi se rrugët e devijuara ndikojnë në kohëzgjatjen e fluturimeve për në Azi, veçanërisht ato për në Singapor dhe Bangkok, megjithëse vonesat janë minimale.
Linjat ajrore ndërkombëtare kanë reaguar ndryshe ndaj situatës: ndërsa Turkish Airlines, Singapore Airlines dhe KLM kanë vijuar fluturimet përmes Pakistanit, Air Canada, United Airlines dhe American Airlines kanë zgjedhur rrugë veriore. Air India, ndërkohë, ka disa ditë që e ka shmangur tërësisht hapësirën ajrore pakistaneze, duke fluturuar gjithashtu në jug të vendit.
“Na vjen keq për shqetësimet që kanë rezultuar nga vonesat,” deklaroi Swiss, duke i këshilluar pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve përmes aplikacionit apo faqes zyrtare. “Siguria është përparësia më e lartë për të gjitha linjat ajrore në Grupin Lufthansa, përfshirë Swiss,” u tha më tej në deklaratë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













