Lajme
Zvicra heq dorë nga plani për të ndërtuar hapësira të përbashkëta për udhëtarët e huaj
Konfederata Zvicerane ka braktisur planet për koordinimin kombëtar të krijimit të zonave të tranzitit për udhëtarët e huaj, që kalojnë përmes Zvicrës. RTS ka mësuar se mospajtimet midis kantoneve dhe qeverisë federale në Bern kanë çuar në ndërprerjen e këtij projekti, që konsiderohej i rëndësishëm që nga viti 2016.
Të premten e kaluar, kantonet janë njoftuar zyrtarisht për braktisjen e projektit. Arsyeja: shumica dërrmuese e opinioneve të tyre gjatë konsultimeve ishin kritike ndaj tij, transmeton albinfo.ch.
Ky vendim shënon fundin e një procesi që kishte nisur afro dhjetë vite më parë, kur Këshilli Federal kishte theksuar nevojën për zgjidhje ndërrajonale për të përballuar këtë fenomen ndërkufitar.
Aktualisht, ekzistojnë vetëm shtatë zona tranziti në Zvicër, kryesisht në pjesën frëngjishtfolëse, si Rennaz (Vaud), Martigny (Valais) dhe Vue des Alpes (Neuchâtel), kjo e fundit vetëm përkohësisht. Pikërisht nga kjo zonë u nisën karvanet që u ndaluan së fundmi nga policia në autostradën A9.
Kostoja, ndarja dhe tensionet rajonale
Pengesa kryesore për realizimin e këtij koncepti: financimi. Kantonet refuzuan të mbulojnë të vetme koston për ndërtimin e infrastrukturës dhe kërkuan kontribut nga qeveria federale – siç ndodh për zonat e udhëtarëve zviceranë.
Plani propozonte ndarjen e Zvicrës në shtatë rajone me një numër të kufizuar vendesh për të dyfishuar kapacitetin aktual – por kjo skemë u refuzua nga disa kantone, veçanërisht në Zvicrën gjermanishtfolëse, Ticino dhe Graubünden. Edhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku nevoja është më e madhe, pati kundërshtime; Neuchâtel ndjeu se po mbingarkohej në krahasim me rajonin e Liqenit të Gjenevës.
Koordinim ndërkantonal?
Rezultati: kantonet do të veprojnë në mënyrë të pavarur, pa direktiva kombëtare apo koordinim të centralizuar, sipas Zyrës Federale për Kulturë (BAK), që udhëhoqi diskutimet. Por a mund të koordinohen vetë kantonet? Sipas Jean-François Steiert, këshilltar shtetëror dhe president i Konferencës Zvicerane të Drejtorëve Kantonalë për Planifikimin Rajonal, kjo tashmë po ndodh.
“Disa infrastrukturë tashmë ekzistojnë. Sot, kantoni i Fribourg bashkëpunon me kantonin e Vaudit dhe kantonin e Bernës. Kemi kërkuar zona që janë të përshtatshme gjeografikisht dhe që kalojnë kufijtë kantonalë,” shpjegoi ai në emisionin Forum të RTS-së. Sipas tij, vullneti është në duart e kantoneve, dhe shumica dërrmuese e tyre e mirëpritën përparimin dhe bashkëpunimin. Ai shton se braktisja e projektit ndodhi për shkak të tërheqjes së financimit nga Konfederata.
Detyrime ligjore
Nga ana e saj, Konfederata thekson se dëshiron të vazhdojë të kërkojë zgjidhje me kantonet, bazuar në kërkesa dhe projekte individuale.
Megjithatë, Zyra Federale për Kulturë kujton se Zvicra ka detyrime ndërkombëtare në këtë fushë. Nevojitet krijimi i më shumë zonave tranziti për udhëtarët e huaj, për të shmangur zaptimet e paligjshme që sjellin kosto të mëdha, si dhe për të ulur presionin mbi hapësirat e parkimit të destinuara për komunitetet Yenish dhe Manouche, të cilat janë të njohura si pakica kombëtare.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













