Sipas një studimi të ri, konsumi i të paktën dy avokadove në javë mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër; konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë, përcjell albinfo.ch
Çfarë tregon studimi
Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike përfshiu më shumë se 100 000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarinë, gjalpë dhe mish të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha, shkruan AgroWeb
Në vend të avokadove mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm, të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, farat (kungulli, liri), fasule, qiqra dhe thjerrëza
Si të parandalosh sëmundjet e zemrës
Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut dhe kolesterolin. Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqehuni shëndetshëm
Yndyrat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat. Shmangni yndyrat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq” (p.sh. produktet e qumështit të plotë, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë). Këto yndyra mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2; ato shpesh gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.