©albinfo.ch
Integrimi
Shtegtimi masiv kundër “iniciativës së migrimit masiv”
Në ora 9 kanë filluar të grumbullohen para stacionit të trenave në Bremgarten. Pas një ore do të nisin shtegtimin e ashtuquajtur „Bewanderte Schweiz”.
Është hera e dytë që po e bëjnë këtë “Massenwanderung”.
Të parët në vendin e takimit ishin organizatorët e aksionit “Bewanderte Schweiz”.
Shpresa Jashari, njëra nga organizatorët po e luan rolin e polices, dhe në mënyrë simbolike po shpërndan lejet e shtegtimit.
Para se të nis shëtitja Florian Blumen ka treguar për detajet e organizimit.
Pas orës 10 filloi maratona e shëtitjes të cilës i janë përgjigjur të gjitha moshat, duke përfshirë dhe femijët, migrantë të ardhur rishtas, migrantë të vjetër, të natyralizuar por edhe zviceranë.
albinfo.ch gjatë shtëtitjes ka biseduar me bashkiniciatoren e këtij aksioni, Shpresa Jashari.
Ajo thotë të jetë e kënaqur me pjesëmarrjen. „ Përkundër motit jo të mirë janë mbi 70 persona që i janë pergjigjur këtij aksioni por do të na bashkangjiten edhe të tjerë”, tha Jashari.
Aksionit i janë pergjigjur mbi 10 shqiptarë
„Me këtë shëtitje do të tregojmë se ekziston edhe një zë tjetër në Zvicër, e jo vetëm zëri i politikës, tregon ajo për albinfo.ch, nismën për “shëtitjen masive” që po zhvillohet të shtunën nga Bremgarten në Dietikon.
Këtë aksion ajo e konsideron si një forum për debat për të drejtat e migrantëve.
Gjatë ecjes është prezantuar një program tematik me pika artistike.
Janë dëgjuar rrëfime të ndryshme nga vet migrantët po ashtu organizatorët kanë lexuar tema që kanë të bëjnë me migracionin.
Interesante ka qenë një ngjarje që ka të bëjë me migarcionin e transmetuar në radio në vitet e 60-ta në Zvicër.
Një shqiptar që kishte vendosur ta kalonte ditën në këtë shëtitje masive tha për albinfo.ch se më së paku që mund të bëjmë është shtegtimi për ngritur zërin kundër ksenofobisë ndaj të huajve.
„Të huajt në mjedise me zviceranë trajtohen mirë por jo edhe jashtë tyre. Masa e panjohur nuk është trajtuar mirë dhe paraqitet si rrezik”, tha Besniku.
Në mes të shëtitjes shtegtarët kanë pushuar dhe kanë përgatitur grill.
Shëtitja është paraparë të përmbyllet në ora 17.00 në Dietikon.
Më vonë pjesëmarrësit në këtë aksion do të argëtohen nga Baba Uslender dhe “Who is Electra”, dy grupe muzikore me anëtarë shqiptarë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”











































