Kosova
Kurti kujton Papa Françeskun: Ishte zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese të përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë. Ai e përshkroi Papën si një udhëheqës shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve që mbeti zë i palëkundur për paqen dhe të drejtat e të margjinalizuarve, transmeton albinfo.ch.
“Si Papa i parë joevropian pas më shumë se 1200 vitesh, ai shënoi një kthesë të madhe në historinë e Kishës Katolike”, shkroi Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës kujtoi gjithashtu takimin me Papën më 22 qershor 2023 në Vatikan, të cilin e vlerësoi si një nga momentet më të rëndësishme të mandatit të tij. “Ai fliste me dashuri për paqen dhe me dhembshuri për popujt. Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë,” shtoi Kurti.
Papa Françesku ndërroi jetë të hënën, më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, sipas njoftimit zyrtar të Vatikanit. Lajmin e bëri publik Kardinali Farrell. Ai ishte zgjedhur Papë në vitin 2013, pas dorëheqjes së Benediktit XVI.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











