evente
Wo-Men Power 2025: Samiti që bashkon gratë shqiptare nga e gjithë bota

Keni dëgjuar për Samitin “Wo-Men Power” 2025?! Ky është një nga organizimet më të jashtëzakonshme që pritet të ndodhë më 25-26 prill, në metropolin e Shqipërisë, Tiranën. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të thellohen në temat e biznesit, inovacionit, kulturës dhe lidershipit, dhe që do të bëjë bashkë mentorë e figura të njohura të industrive të ndryshme, për të ndarë përvojat dhe idetë e tyre.
Panelistët do të flasin për sfidat dhe mundësitë që ekzistojnë në shumë sektorë – nga biznesi, moda dhe media, e deri te inovacioni. Shqiptarë të suksesshëm nga e gjithë bota do të bëhen pjesë e këtij eventi, i cili do të organizohet përmes 13 panelesh me tematika të ndryshme. Çdo panel do të përbëhet nga katër panelistë të rëndësishëm (një kryesor dhe tre mbështetës).
Emra të njohur nga fushat dhe sektorët më të rëndësishëm do të jenë pjesë e këtij samiti, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e psikologjisë dhe sipërmarrjes, Mirela Sula do të jetë një nga figurat kyçe në Samitin “Wo-Men Power”. Ndër pjesëmarrësit e tjerë janë: Ian Spears, Linda Prendi, Neraida Biçaku, Monika Kryemadhi, Klajda Gjosha, Diana Pushi, Keidi Pushi, Nora Malaj, Rudina Dembacaj, Afrona Dika, Klodjana Toptani, Jorida Rustemi, Eraldo Rexho, Blinera Osmani, Leonora Kusari, Ardiola Hristic, Edlira Çepani, Eni Cemurati, Jehona Sopi, Jeta Rukiqi, Sara Mila, Jorida Tabaku, si dhe juristja e njohur Eni Cobani.
Global Woman Club vjen me një dimension të ri, duke u shtrirë që prej tetorit 2024 në të gjitha trevat shqipfolëse. Me një histori suksesi në mbi 30 vende të botës dhe mbi 30.000 anëtare në mbarë globin, ky rrjet i fuqishëm po fillon një kapitull të ri – nga diaspora në të gjitha vendet e Evropës – duke nisur kështu një rrugëtim të rëndësishëm për fuqizimin ekonomik dhe ndërpersonal të gruas shqiptare.

Qëllimi i “Global Woman Club Diaspora”, i cili tani vjen edhe në gjuhën shqipe, është të krijojë një mjedis mbështetës që nderon prejardhjen kulturore të grave shqiptare, duke promovuar fuqizimin financiar dhe kulturor, barazinë dhe ndjenjën e përkatësisë në vendet ku ato jetojnë dhe veprojnë. Ky rrjet synon gjithashtu të mundësojë rrjetëzimin dhe ndërveprimin mes grave në çdo cep të botës ku Global Woman Club është i pranishëm.
“Misioni ynë është të ndriçojmë dhe përforcojmë këto zëra, duke krijuar një hapësirë dinamike kulturore, sociale dhe ekonomike që ndërlidh ndërsektorialitetin e pasur të përvojave të diasporës, dhe duke promovuar figurën e grave shqiptare, si pjesë e misionit tonë kryesor,” – u shpreh për albinfo.ch Drejtoresha e Global Woman Diaspora & Foundation, Neraida Biçaku.
Më shumë informata: tirana.globalwomansummit.com
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Prill 2025
- Ora09:00
- LokacioniHotel Plaza, Tirane
- Data e përfundimit26 Prill 2025 - 22:00
E-Diaspora
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali Raportohet se në Montecilfone-n në Itali, një grua 27-vjeçare me origjinë shqiptare u gjet pa jetë...
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare