Lajme
Gjimnazistët kosovarë, të dytët në botë në Olimpiadën Shkencore
Ata morën dy medalje argjendi me dy projektet shkencore “Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave” dhe “Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me boçat e pishës
Ata morën dy medalje argjendi me dy projektet shkencore “Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave” dhe “Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me boçat e pishës”.
Projektet e nxënësve të Gjimnazit Hasan Nahi në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin 2305 projekte shkencore prej së cilave u zgjodhën 393 projekte finaliste. Me 68 shtete nga gjithë bota dhe mbi 40 shtete nga SHBA të cilat garuan në finale, Gjimnazistët Kosovarë arritën të konkurojnë me botën e të marrin dy medalje argjendi.
Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.
Suksesi në Gjimnazin Hasan Nahi po kthehet në traditë. Vitin e kaluar nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga SHBA me medalje bronzi, ndërsa këtë vit fituan dy medalje argjendi. Ky është dhe fryt I punës së madhe të bërë nga arsimtarët dhe nxënësit të cilët punuan rreth pesë muaj në laboratorët e shkollës dhe laboratorin e katedrës Kimi-Fizikë të universitetit të Prishtinës.
Urimet më të mira për nxënësit, familjet e tyre, mësuesit e tyre në Gjimnazin Hasan Nahi dhe më herët në shkollat fillore dhe të gjithë popullit shqiptar. Le ta ngremë emrin e Kosovës kudo në Botë me shkencën bashkëkohore!
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













