Shkurt.ch
Gjeneva vazhdon me shumicë të majtë në qeveri
Raundi i dytë i zgjedhjeve për ekzekutivin e qytetit të Gjenevës, ka nxjerrë fituese të majtën. Kështu, Gjeneva, duke vazhduar traditën, edhe më tutje mbetet e qeverisur nga një shumicë e majtë.
Madje në qeveri, në raundin e dytë ka arritur të zgjidhet edhe kandidati i të majtës radikale (Alternativa e Majtë) Remy Pagani. Ai, në raundin e parë ka qenë në vendin e fundit, por, falë mbështetjes nga të gjelbrit dhe SP-ja ai, në raundin e dytë ka siguruar vendin në ekzekutivin e qytetit.
Përfundimisht, qeveria e qytetit të Gjenevës ka këtë përbërje: dy ministra nga PS/SP-ja, një nga të gjelbrit, një nga PLR dhe një nga Alternativa e Majtë. Ata janë: Sandrine Salerno dhe Sami Kanaan nga PS/SP, Guillaume Barazzone nga PLR, Ester Alder, të gjelbrit dhe Remy Pagani Alternativa e Majtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








