Kosova
Kosovë: Aksion i policisë, 16 serbë të arrestuar, katër oficerë aktivë të sigurisë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për një operacion të gjerë të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës, ku më 5 dhe 6 prill 2025 janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët po udhëtonin me katër vetura me targa të qytetit të Kragujevcit të Serbisë.
“Gjatë këtij operacioni të përbashkët janë ndaluar 16 persona, të ndarë në katër grupe, nga të cilët katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë,” ka shkruar ai, teksa shtoi se veprimet e tyre janë të lidhura me aktivitete inteligjente dhe tentativa për destabilizim.
Tutje, ai ka thënë se nga të dhënat paraprake dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Republikës së Kosovës, teksa theksoi se ka prova që dëshmojnë ndërlidhjen e tyre me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë, transmeton albinfo.ch.
Grupi i parë, i cili përbëhej nga katër persona, u ndalua në Gjakovë, teksa gjatë kontrollit u janë gjetur: “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative”. Ai njoftoi se, me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.
Grupi i dytë, 12 persona, është ndaluar në Prizren, ku po strehoheshin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë. “Në këtë grup ndodheshin gjithashtu dy oficerë të tjerë aktivë të shërbimeve serbe,” deklaroi ai.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta të disa prej të ndaluarve me individë të përfshirë në veprimtari terroriste.
Një zyrtar policor serb me gradë togeri, sipas ministrit, është i afërm i Nemanja Radivojeviq, i njohur si “Gandi”, njëri nga anëtarët e grupit terrorist të Banjskës. Po ashtu, Gandi është i lidhur me Vladimir Radivojeviq, “Mami”, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Një tjetër i ndaluar, me gradën e kapitenit të klasit të parë, është i lidhur me ish-gjeneralin e inteligjencës serbe, Jovan Milanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve të vitit 1999,” njoftoi Sveçla, i cili e cilësoi shqetësues faktin që pjesë e grupit ishin strehuar në një institucion fetar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













