Lajme
Gjermani: Shqyrtohet mundësia e heqjes së shtetësisë për ata që konsiderohen antisemitistë
Gjatë negociatave për formimin e qeverisë së re federale në Gjermani, mes partive CDU/CSU dhe SPD, është diskutuar mundësia e heqjes së nënshtetësisë për persona me shtetësi të dyfishtë që konsiderohen mbështetës të terrorizmit, antisemitizmit ose ekstremizmit. Kjo ide ka ngjallur debate të ashpra, duke reflektuar ndasi të thella midis partnerëve negociues. Dokumenti konsultues i propozuar synon të shqyrtojë nëse është e mundur, nga pikëpamja kushtetuese, që personave me shtetësi të dyfishtë t’u hiqet pasaporta gjermane nëse bien në një nga kategoritë e përmendura.
Kritikët argumentojnë se një ligj i tillë do të krijonte një sistem të nënshtetësisë me dy klasa, duke e bërë më të pasigurt statusin e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë. Për më tepër, shqetësimi kryesor qëndron te përkufizimi i paqartë i antisemitizmit dhe mënyra se si mund të interpretohet në praktikë. Në veçanti, disa frikësohen se ky ligj mund të përdoret për të ndëshkuar individë që mbështesin kauza pro-palestineze ose kritikojnë politikën e Izraelit, duke cenuar kështu lirinë e shprehjes. Kjo ka ngjallur reagime nga aktivistë, akademikë dhe politikanë të majtë, të cilët e shohin këtë si një masë diskriminuese që synon grupe të caktuara, veçanërisht personat me prejardhje arabe dhe myslimane, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Unioni CDU/CSU ka insistuar për masa më të ashpra ndaj atyre që konsiderohen rrezik për rendin demokratik dhe sigurinë e shtetit. Nga ana tjetër, SPD ka arritur të mbrojë mundësinë e shtetësisë së dyfishtë dhe kriteret e lehtësuara për marrjen e shtetësisë gjermane, por nuk ka arritur të ndalojë përfshirjen e kësaj mase në dokumentin konsultues.
Një çështje tjetër që ka ngjallur polemika është fakti se antisemitizmi në Gjermani nuk është një vepër penale më vete, por duhet të klasifikohet si nxitje e urrejtjes popullore për të qenë i ndëshkueshëm. Për këtë arsye, ekziston frika se ky ligj mund të zbatohet në mënyrë selektive dhe subjektive, shkruan DW. Gjithashtu, shumë pyesin se kush do të vendosë përfundimisht nëse një person është antisemitist ose mbështetës i terrorizmit dhe nëse ai duhet të humbasë nënshtetësinë.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, drafti aktual duket se ka një ndikim të fortë nga partitë e djathta dhe ka shtuar shqetësimet se mund të përdoret si një mjet për të përjashtuar grupe të caktuara nga shoqëria gjermane. Megjithatë, para se të hyjë në fuqi, ky propozim do të duhet të kalojë shqyrtimin kushtetues dhe të përballet me debat të gjerë politik dhe ligjor, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












