Maqedonia
Mjekësia ligjore konstaton se viktimat në Koçan vdiqën nga asfiksia
Drejtori i Mjekësisë Ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, në një konferencë për media të premten, ka njoftuar se të gjitha viktimat nga zjarri që shpërtheu në klubin e natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, e cila u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri.
Ai bëri të ditur se ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat.
“Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov.
Stankov ka treguar edhe për metodat e përdorura për identifikimin e viktimave. Tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat: përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, ai tha se ishte e pamundur të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ato u identifikuan përmes ADN-së.
“Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov.
Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.
“Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç; 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje, pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.
Të paktën 155 njerëz janë lënduar në këtë incident, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












